Elona Caslli
Në paradhomën e daljeve të rezultateve në provimet e maturës, do të shohësh prindër të stresuar, plot ankth për të parë pikët. A ka fituar?! A e arrin dot degën që do?!
Dalja e tezës së provimit nuk cënon procesin- thotë ministrja dhe po ta mendosh ftohtë, nuk e cënon sepse procesi është tashmë i cënuar. Për sa kohë del teza jashtë dyerve te sallave të testimit, imagjino se çfarë ndodh brenda sallave.
Drama e këtij procesi është përvëlimi i një ëndrre. Pse e them këtë?!
Sepse maturantët e njohin njëri-tjetrin, e dinë përkushtimin e njëri- tjetrit gjatë viteve të studimit dhe një maturant që ka studiuar fort mund të shohë shokun e tij të ketë një rezultat më të lartë falë një teze të trafikuar nga brenda jashtë ose të plotësuar nga brenda.
Këtu fillon goditja e parë. Përvëlimi një ëndrre. Mungesë merite. Sy që shuhen dhe shpresa që zbrazen.
E teksa i shkruaj këto fjalë ndërmend më vjen rrëfimi i një ekonomisti shumë të aftë, i cili dikur më ka rrëfyer se ëndrra e tij kish qenë të bëhej kirurg, por Partia e Punës i kish nxjerrë të drejtën e pamerituar dikujt tjetër për të studiuar në fushën e mjekësisë.
Në ligjëratë të drejtë rrëfimi i ekonomistit në fjalë vazhdon” Njeriut, që më përvëloi ëndrrën, nuk i harroj kurrë. Ka një kafene pranë shtëpisë ku banoj dhe kur përballem me të i them gjithmonë: Sot do të isha kirurg. Ti ia dhe të drejtën e studimit dikujt që nuk e meritonte”
Post Scriptum- Të përvëlohen ëndrra në diktaturë e pranoj se në diktaturë ke vetëm një të drejtë- Të bindesh. Të përvëlohen ëndrra në një vend që premton pasaportën evropiane, por paradoksalisht nuk është i aftë të administrojë siç duhet një provim mature, këtë nuk mund ta kuptoj.
VIDEO Kreu i Shoqatës së Turizmit ngre alarmin: Shqipëria po humbet turistët kosovarë Shqipëria po…
Transferimi i Agjencisë së Blerjeve një maskim për korrupsion të ri institucional Në mars të…
Lajm i keq për kombëtaren, në prag të sfidës kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë. Për…
Nga Avdjol Dobi tek Ëngjëll Agalliu si investitor i përshtatshëm për një projekt miliona euro?…
Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi do të…
Sonila Meço Pretendimi se denoncimet e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve dëmtojnë imazhin e Shqipërisë…