Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë zëvendësimin e 300 milionë vende pune me kohë të plotë, sipas një raporti të fundit nga banka investuese Goldman Sachs .
Konkretisht, hulumtimi i referohet një lloji të AI, e cila quhet “Inteligjencë Artificiale Gjeneruese ” dhe që po fiton terren muajt e fundit.
Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me lançimin e platformës ChatGPT të OpenAI , e cila shpejt u bë virale dhe shkaktoi një “valë” njoftimesh nga kompani të tjera të teknologjisë që kanë lançuar sistemet e tyre të AI.
Në muajt e fundit, kompanitë e teknologjisë anembanë botës kanë zbuluar të ashtuquajturat chatbot-et e tyre gjenetike të AI.
Gjigandi kinez i teknologjisë Alibaba ka njoftuar planet për të lançuar platformën e tij të inteligjencës artificiale të stilit ChatGPT .
Në të njëjtën kohë, Google i Alphabet dhe grupi kinez i teknologjisë Baidu njoftuan gjithashtu modelet e tyre të AI dhe lançuan chatbot të ngjashëm.
Sipas analistëve në Goldman Sachs pothuajse 2/3 e vendeve të punës janë të ekspozuara deri në një farë mase ndaj AI të automatizuar, ndërsa “AI gjenerues” mund të zëvendësojë rreth ¼ e vendeve të punës që ekzistojnë aktualisht.
Teknologjia e re gjithashtu mund të rrisë produktivitetin global të punëtorëve, me Goldman Sachs që vlerëson se AI mund të rrisë PBB-në globale vjetore deri në 7%.
Profesionet që janë më të “rrezikuara”.
Sipas Business Insider, 10 profesionet më “në rrezik” për t’u zëvendësuar nga teknologjia AI në të ardhmen janë:
-Profesionet e teknologjisë si programues, inxhinierë softuerësh dhe analistë të të dhënave
-Profesionet e medias si reklamuesit, krijuesit e përmbajtjes dhe gazetarët
-Asistentët ligjorë dhe profesionet mbështetëse në sektorin juridik
-Analistët hulumtues
-Mësuesit
-Profesionet financiare si analistët dhe këshilltarët personalë
-Investitorët
-Dizajnerë grafikë
-Kontabilistë
-Stafi i shërbimit ndaj klientit