Nga Ylli Dylgjeri
Ukraina po lufton me Rusine. Ukraina e madhe me Rusine nje superfuqi. Polonia eshte rreshtuar pa rezerva ne perkrahje te Ukraines dhe kerkon anetaresimin ne NATO. Polonia madje flet me gjuhe te forte edhe tek aleatet e medhenj kur eshte fjala per ta perkrahur e armatosur Ukrainen.
Polaket nuk jane ukrainas e anasjelltas, por ne momentet kur i ka takuar historia ne shtet apo mbreteri te perbashket, jane lidhur. Dhe sot Polonia eshte perkrahese pa rezerva e saj.
Kosova perballet me Rusine e Ballkanit Serbine. Serbia eshte kelyshi me i bindur i Rusise. Dhe as nuk e vrau mendjen te vendose sanksione kunder Rusise.
Kosova nuk eshte e madhe sa Ukraina dhe as ka armatimet e Ukraines. Kosova ndryshe nga Ukraina rrethohet nga shteti ame Shqiperia, dhe nga shqiptare te tjere ne Maqedoni e Mal te Zi.
Por shteti ame nuk sillet si Polonia. Kryeministri i Shqiperise, bashke me ate ne ikje te Malit te Zi, po i ngulin thiken pas shpine asaj.
Kryeministri i Shqiperise qe mori persiper te kerkoje ne Parlamentin Europian te mirekuptoje Serbine pse nuk ve sanksione per Rusine, por sillet si rrugac me Kosoven?
Ithtari i Ballkanit te hapur kerkon qe ti zere frymen e t ia bllokoje zerin Kosoves.
Ne ne Shqiperi jemi te turperuar per kryeministrin qe kemi.
Ukraina eshte me fat, ka Polonine. Kosova ka vetem dinjitetin e saj. Ndersa Ballkani i hapur dhe “stabiliteti” i pushtetit ne Shqiperi qartazi jane projekte serbomedha, si dikur ne epoken e bashkim vllaznimit.