Lajme

DASH mesazh të fortë: Minimi i zgjedhjeve kërcënon themelet e partneritetit transatlantik

Një tjetër mesazh i fortë dhe kritik vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, këtë herë përmes Këshilltarit të Lartë të Byrosë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, Samuel Samson, i cili ngre alarmin për një sërë zhvillimesh shqetësuese në Evropë që, sipas tij, po minojnë themelet e qytetërimit perëndimor dhe vetë partneritetin transatlantik me Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të publikuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, Samson nuk kursen tonet kritike ndaj atyre që i cilëson si “klasa qeverisëse dekadente”, duke vënë theksin tek shtypja e lirisë së fjalës, lehtësimi i emigracionit masiv, censura digjitale, persekutimi i besimit fetar dhe minimi i proceseve zgjedhore në disa vende evropiane.

“Projekti global liberal nuk po mundëson lulëzimin e demokracisë. Përkundrazi, ai po shkel demokracinë, dhe trashëgiminë perëndimore bashkë me të, në emër të një klase qeverisëse dekadente që ka frikë nga populli i vet”, deklaron zyrtari i lartë amerikan.

Ky mesazh, që në nëntekst ngjan si një kritikë e drejtpërdrejtë edhe ndaj qeverisë shqiptare, vjen në një moment kur Kryeministri Edi Rama është nën kritika të përsëritura për shkelje të lirisë së medias dhe për minimin e proceseve zgjedhore. Shqipëria, prej vitesh, është renditur në fund të tabelave për lirinë e shprehjes në Evropë dhe akuzohet rregullisht për përdorimin e institucioneve kundër gazetarëve kritikë, opozitës dhe qytetarëve të angazhuar.

Në deklaratën e tij, Samson përmend shembuj konkretë të kufizimeve të rënda në vende si Britania, Gjermania, Franca, por edhe vendet e Europës Lindore. Në një ndër deklaratat më të drejtpërdrejta, ai shkruan:

“Në të gjithë Evropën, qeveritë i kanë përdorur institucionet politike si armë kundër qytetarëve të tyre dhe kundër trashëgimisë sonë të përbashkët.”

Ai përmend arrestime për postime në rrjete sociale, ndalimin e kandidimit të politikanëve euroskeptikë, censurimin e besimeve fetare dhe kriminalizimin e fjalës kritike. “Evropa është shndërruar në një vatër censure digjitale”, thekson ai.

Në fund të deklaratës së gjatë, Samson lëshon një thirrje të qartë për rikthimin tek vlerat themelore të Perëndimit dhe partneritetin e ndershëm me SHBA-në, të bazuar jo në konformizëm ideologjik, por në trashëgiminë qytetëruese dhe respektin për sovranitetin e kombeve.

“Partneriteti ynë duhet të bazohet në trashëgiminë tonë të përbashkët dhe jo në konformitetin globalist,” – thekson Samson.

Ky sinjal nga Departamenti i Shtetit ngjan si një paralajmërim për të gjitha qeveritë që kanë zgjedhur të heshtin zërat kritikë dhe të kontrollojnë çdo aspekt të jetës publike përmes strukturave të centralizuara, ndërkohë që kërkojnë të ruajnë marrëdhënie të privilegjuara me Perëndimin.

Në kontekstin shqiptar, ky është një sinjal alarmi që vjen në një kohë kur demokracia, zgjedhjet, pluralizmi dhe liria e medias janë bërë çështje të ngutshme, e shpesh të injoruara, nga një regjim gjithnjë e më autoritar.

Recent Posts

  • Denoncime

RTSH në krizë: Gazetarë dhe staf teknik pa paga prej tre muajsh

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), institucioni publik që financohet nga taksapaguesit dhe menaxhon tenderë me miliona…

59 minutes ago
  • Our Story

Roela dhe Vedati në pritje të një fëmije

Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe dashurua në “Përputhen” kanë zbuluar se së…

1 hour ago
  • Publik News Albania

Kush janë dy të rinjtë që vd*qën nga aksidenti me motor në Vlorë

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më…

2 hours ago
  • Denoncime

Gerond Meçe luftë me rivalin Beqiri për 5 MLN euro të AKSH-it

Që prej fillimit të vitit duket se ka një rivalitet të fortë (!) në lidhje…

2 hours ago
  • Lajme

Shorti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të gjykojë Sali Berishën me dhëndrin

Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të…

3 hours ago
  • Bota

Trump nuk dinte gjë për sulmin ukrainas ndaj Rusisë

Presidenti Trump nuk u informua për sulmin e fundit të Ukrainës ndaj Rusisë, konfirmoi të…

3 hours ago