Dëbora e majit zbardhet Thethin

Jemi në mesin e muajit maj dhe reshjet e borës janë rikthyer sërish në aksin Bogë-Theth në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit ka rënë një shtresë e hollë bore, megjithatë për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Por nëse temperaturat vazhdojnë të ulen dhe bora shndërrohet në akull, kalueshmëria e rrugës mund të përkeqësohet, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve. Po ashtu, disa segmente të rrugës janë të rrezikuara edhe nga rënia e gurëve.

Udhëtarët dhe shoferët që udhëtojnë drejt Thethit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të monitorojnë situatën e motit për të shmangur ndonjë rrezik gjatë udhëtimit.

Publikuar nga Publik Media