Lajme

Demokrati famshëm i Korçës refuzon Ramën për kafe, Vrenozi: Jam shpirt i lirë, nuk shitem e as blihem për asgjë

Simpatizanti i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi ka treguar përmes një videoje në rrjete sociale se është ftuar për një kafe nga kryeministri Edi Rama.

Vrenozi tregon se nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit duke u shprehur se është i djathtë dhe nuk shitet e blihet për asgjë.

Në fund të videos, ai tha se do ta pranojë ftesën e kryeministrit pas zgjedhjeve parlamentare, teksa ka ironizuar Ramën duke i thënë se do ta pinë te spitali i pesës (neurologjia).

“Sot më ftoi kryeministri të pimë bashkë një kafe, nuk pranova se jam me shpirt i djathtë dhe kam ideale. Unë jam një i djathtë i lindur, lirinë kam frymë, kam zë, asnjë lloj kompromisi nuk i jam bindur. Jam shpirt i lirë, nuk shitem as blihem për asgjë, dikush do të thotë ti je budalla, nuk nxe, dikush do të thotë nuk ha pykë, por si të ulem për kafe me atë që burrat i quan çyrykë. Sot më tha për kafe ky i gjati, më mori në telefon, më tha të marr pjesë në podkast, më foli ai, më foli Peleshi.

Po ç’duan ata, ngaqë jam i varfër dhe duan të përfitojnë? Ata nuk e dinë ç’gjak rrjedh tek mua për ideale, milionat kurrë s’më tundojnë. O i gjatë, unë me ty kafen do ta pi, për mua është e mirëpritur ftesa, pas zgjedhjeve më prit se do të vij do ta pimë kafen bashkë atje tek pesa. Ata që më njohin ma dinë zemrën, shpirtin, liria për mua është ëndrra më e madhe, po lind një frymë e re dhe shpresat po më bindin, do të fitojmë”,tha Vrenozi.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Izrealiti kapet me 200 mijë euro në Rinas

194 mijë euro janë sekuestruar nga krimi ekonomk dhe policia e rinasit me dyshimet e…

5 minutes ago
  • Bota

Kostituimi/ Sot seanca e 29-të në Parlament e Kosovës

Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 29-ën herë për të…

12 minutes ago
  • Uncategorized

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, abuzuan me detyrën

Në një veprim të paprecedentë për administratën vendore, kreu i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo,…

18 minutes ago
  • Bota

Siria do të rilidhet me sistemin bankar SWIFT brenda pak javësh

Siria do të rilidhet plotësisht me sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT “brenda pak javësh” pas…

28 minutes ago
  • Sport

Portugalia fiton finalen me Spanjën në Ligën e Kombeve

UEFA 2024/25 – Penalltitë  për vendosin iberikët Me plotë meritë Portugalia e supertalenteve dhe e…

9 hours ago
  • Ekonomi

Aeroporti i Tiranës zhyt në krizë qeverinë e Malit të Zi

Tenderi për të dhënë me koncesion aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit ka shkaktuar një krizë…

12 hours ago