Politike

Deputeti i Durrësit Balla: 2.3 milionë euro kursime nga paga

 

Në një vend ku shumica e qytetarëve luftojnë për të përballuar qiranë mujore dhe çmimet e ushqimeve, një “mrekulli” financiare ka ndodhur në Durrës. Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste, Arkend Balla, ka deklaruar se ka në llogarinë e tij bankare plot 2.3 milionë euro dhe të gjitha, sipas tij, janë “kursime nga paga”!

Sipas të dhënave të siguruara nga OpenData, Balla ka deklaruar në formularin e pasurisë për vitin 2024 shumën 230,207,998 lekë, që e konverton në rreth 2.3 milionë euro. Ai thotë se këto janë të ardhura nga paga pa trashëgimi, pa fitime biznesi, pa investime apo të ardhura të tjera të ligjshme të dokumentuara.

Por si mundet që një deputet në Shqipëri, me një pagë mujore neto prej rreth 170 mijë lekësh, të kursejë 2.3 milionë euro? Matematika është brutalisht e pamëshirshme: për ta arritur këtë shumë, dikujt me këtë rrogë do t’i duheshin 113 vjet kursime të plota, duke mos shpenzuar asgjë as për ushqim, as për strehim, as për taksa, madje as për një kafe!

Në të njëjtën kohë, shqiptarët e zakonshëm përballen me:

  • Rritje të frikshme të qirave
  • Çmime të papërballueshme të ushqimeve dhe energjisë
  • Kushtet e pafavorshme për kredi
  • Shpresën gjithnjë e më të largët për të zotëruar një shtëpi

Por Arkend Balla  një politikan në të tridhjetat  na paska master në kursim. Dhe jo vetëm kaq: Balla është akuzuar publikisht se përfaqëson jo thjesht qytetarët e Durrësit, por interesat e një elektorati shumë të veçantë  atë të bandave që kërkojnë zë në Kuvend.

A do e verifikojë ndonjëherë SPAK burimin real të këtyre pasurive të deklaruara si “paga”? Apo do ta kalojë edhe këtë si një tjetër “çudi shqiptare”, ku pagat modeste prodhojnë milionerë, e qytetarët mezi mbajnë frymën?

Recent Posts

  • Publik News Albania

Bastet online: Klani i Ramës kacafytet për licencat e premtuara

Tri licenca janë para-vendosur për t’i marrë Olsi Rama, Gaz Demi, Endri Meksi e Fidel…

34 minutes ago
  • Denoncime

e-Albania prej ditësh jashtë funksionit!

Karçanaj merr miliarda për ta mirëmbajtur Portali e-Albania i trumbetuar nga qeveria Rama ka dalë…

44 minutes ago
  • Bota

Trump telefonatë 50 minuta me Putin këtë të shtunë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të re…

1 hour ago
  • Bota

Trump reagon pas atentatit ndaj igjvënësve në Minnesota

Sulm i tmerrshëm, nuk do të tolerohet Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar pas…

1 hour ago
  • Bota

Iranianët hedhin poshtë thirrjen e Netanyahut për revoltë

Përkthimi në shqip i artikullit të CNN: Në një thirrje të rrallë drejtuar drejtpërdrejt popullit…

3 hours ago
  • Statusi Publik

Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Një shprehje popullore e jona është “bëj mirë, gjen keq”, por duket se se në…

4 hours ago