Të dy në hetim nga SPAK
Në Shqipëri po ndodh ajo që edhe në filma mafiozë duket e ekzagjeruar. Një çift me pushtet ai deputet, ajo doganiere të dy nën hetim nga SPAK.
Në një shtet me funksione normale, një ngjarje e tillë do të trondiste themelet e një qeverie, por në Shqipëri, duket se gjithçka vazhdon si zakonisht. Asnjë dorëheqje. Asnjë pezullim. Të dy vijojnë të paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë – dhe atyre europianë që mbështesin institucionet shqiptare përmes ndihmave dhe fondeve të BE-së.
SPAK është në dijeni të të dy rasteve dhe hetimet janë në fazë të avancuar, sipas burimeve të brendshme. Nuk përjashtohet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të tjera, përfshirë zgjerim të hetimeve edhe ndaj rrjeteve mbështetëse.
Ndërkohë, Shqipëria zyrtare vazhdon të heshtë. As Kuvendi, as Ministria e Financave, as strukturat e qeverisë nuk kanë reaguar për këtë rast të pashembullt të “çiftit të drejtësisë”, që i përket më shumë një skenari filmi sesa një vendi që aspiron integrimin në BE.
Po as Sicilia nuk ishte kështu.
Interi sapo është kthyer në Itali nga Mynihu, pas humbjes së thellë në finalen e…
NGA BEN ANDONI Po të shikosh me kujdes his torinë e së majtës shqiptare, formacionet e…
Një vit më parë më 28 prill 2024 në Belgjikë, u vra Agustin Kaza, vëllai i Pjetër…
Një ngjarje tragjike është regjistruar një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Tiranë,…
Tre pacientë humbën jetën dhe shumë tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në…
Një përgjim i përftuar nga komunikimet në SkyEcc dhe një dëshmi e të penduarit të…