Lajme

Dëshmia e Alibej: Altin Qato ishte drejt zbardhjes së masakrës së Bradasheshit, e larguan

Kisha akses në TIMS, policit i dhashë Sky Ecc

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, në seancën e kësaj të enjteje në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të shqyrtimit të dosjes ‘Plumbi i Artë’.

Syri Tv, zbulon se në dëshminë e tij, Alibej flet për përfshirjen e uniformave blu dhe drejtuesve më të lartë në Elbasan  me bandat kriminale që operonin në qytet.

Alibej gjatë dëshmisë së tij ka treguar se si është lidhur me një punonjës policie për të pasur akses në sistemin TIMS, për të marrë informacione të detajuara për personazhe që I duheshin.

Dëshmia e Erion Alibej:

Alibej: Tek ardian Çollaku që sot është i ndjerë mora informacion, por unë u lidha dhe me një punonjës policie, i dhashë një Sky Ecc, kisha akses në TIMS përmes tij, kërkoja informacion për emra, ai m’i çonte me foto të dhënat. Emrin s’po e them se është nën hetim.

Në këtë moment ka ndërhyrë prokurori i dosjes, i cili është shprehur se punonjësi i policisë që ka ‘rekrutuar’ Alibej, është objekt gjykimi.

Prokurori: S’ka nevoj se s’është objekt i këtij gjykimi.

Alibej: Nga ky person mora vesh se nga hetimet kishte dal një motor që ndiqte Range Rover, mora vesh që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes por nuk e di, nuk e lanë dhe e larguan nga aty, erdhi Arjan Muça më pas drejtor.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Kamioni merr flakë në Rrugën e Kombit,shpëton shoferi

Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë tunelit…

2 hours ago
  • Bota

Ukrainë, 12 ushtarë të vrarë dhe 60 të plagosur nga një raketë ruse

Ndërkohë, Ukraina pësoi një goditje të rëndë, pasi një raketë ruse goditi një bazë stërvitore…

4 hours ago
  • Bota

Fituesi i presidencialeve do të vendoset deri në votën e fundit

Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë të mbajtura më 1 qershor 2025, rezultati duket se është jashtëzakonisht…

6 hours ago
  • Denoncime

Kryebashkiaku i Ersekës SHPËRTHEN me ofendime ndaj qytetarit!

Disa ditë më parë u publikua një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të…

8 hours ago
  • Denoncime

Suel Çela merr 50 MLN euro tendera përmes Gledian Llatjas

Vendimet e Gledian Llatjas për   biznesin e paneleve fotovoltaike në Elbasan Bashkia Elbasan pozicionohet…

10 hours ago
  • Flash News

Skandali salmonelës: Tenderin e fitoi kompania e korruptuar

bakterin salmonela në një kopsht publik në qytetin e Gramshit, tronditi opinionin publik, Partia Demokratike…

14 hours ago