Detaje nga fabrika e drogës në Greqi

Policia zbërthen metodën e sofistikuar të nxjerrjes se lëndës narkotike nga lëkurat! Mes të arrestuarve 3 shqiptarë

Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet që në orët e para të mëngjesit në një banesë në Pikermi të Greqisë nga oficerët e policisë së Departamentit për Krimin e Organizuar në Greqi, në bashkëpunim me agjentë të FBI-së.


Sipas burimeve të para, operacioni ka të bëjë me shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës, i cili përdorte metoda të sofistikuara për përpunimin dhe eksportimin e kokainës.

Kokainë e fshehur në lëkura të importuara

Hetimet zbuluan se rrjeti kishte ngritur një “fabrikë” brenda shtëpisë, ku përpunonte lëkurat e me kokainë, të cilat dyshohet se kishin mbërritur në Greqi në paleta, përmes një kontejneri të importuar nga një vend i Amerikës Latine.

Pas mbërritjes, droga nxirrej përmes tretësve kimikë të specializuar, një proces që kërkon njohuri të avancuara në kimi – dhe një nga të arrestuarit thuhet se ka pikërisht këtë profil.
11 të arrestuar deri tani.

Sipas informacioneve zyrtare, janë arrestuar 11 persona të kombësive të ndryshme:

• 5 grekë
• 3 shqiptarë
• 1 bolivian
• 1 gjeorgjian
• 1 spanjoll

Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit, ndërsa autoritetet janë në proces të sekuestrimit të provave të tjera materiale nga vendi i ngjarjes.

Publikuar nga Publik Media