Policia e Fierit ka zbuluar detaje nga një operacion i koduar “Procedimi”, i cili ka çuar në arrestimin e katër personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Të dyshuarit janë vënë në pranga për përfshirje në trafik armësh dhe veprimtari të tjera kriminale.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë së Fierit, pas një hetimi të nisur që në vitin 2024, ku janë përdorur metoda speciale të ndjekjes penale. Rezulton se disa individë trafikonin armë zjarri, të cilat në disa raste futeshin ilegalisht nga Kosova dhe dyshohet se përdoreshin për qëllime kriminale në disa qytete të Shqipërisë.
Përveç trafikut të armëve, grupi kriminal ishte përfshirë edhe në kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa, automjete dhe ambiente të tjera, policia ka sekuestruar 4000 bimë narkotike, dy armë gjahu dhe mbi 600 fishekë.
Drejtori i Policisë Fier: Jemi këtu për të përcjellë detaje për operacionin e koduar “Procedimi”. Policia dhe Prokuroria Fier kanë bashkëpunuar ngushtë. Policia ka siguruar informacion dhe u regjistrua procedim penal më 2024 që u ndoq me metoda speciale të hetimit. Disa persona trafikonin armë dhe mbanin armë zjarri për qëllime kriminale. Aktiviteti zhvillohej në disa qytete të vendit. Në disa raste, armët futeshin nga Kosova. Grupi merrej edhe me trafik droge. U ushtruan 2 kontrolle banesash, 3 kontrolle makinash dhe vende të tjera. U sekuestruan 4000 bimë narkotike, 2 armë gjahu dhe mbi 600 fishekë.
Konferencë e përbashkët për shtyp, nga DVP Fier dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier:
Goditet një grup kriminal për trafikim armësh, kultivim dhe shitje të kanabisit. 4 shtetas në pranga, 6 armë zjarri e gjahu, 4000 fidanë kanabisi, 5000 fara kanabisi, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, radio dhe uniforma si të Policisë, të sekuestruara.
Nga Landi Çela Skema për kapjen e Gjykatës Kushtetuese Publik.al | veting | 5 Qershor…
Fillojnë arrestimet e para Një ndeshje, një kaos: Shqipëri–Serbi më 7 qershor 2025 në Tiranë…
Velipoja për Çelën, Vlora Pacolli Në një ceremoni që kishte trajtën e një konkursi ndërkombëtar,…
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vendosur sot shiritin e pezullimit të punës…
Vrasja e Liridona Ademajt, akuza: Naim Murseli urdhëroi vrasjen! Prokurorja Javorka Perlinçeviç deklaroi se “Naim…
Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar…