Showbiz

Detaje rreth dasmës mes Huma Abedin dhe Alex Soros

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, do të martohet më 14 qershor në Hamptons me të fejuarën e tij Huma Abedin, ndërsa burime të brendshme kanë zbuluar për Page Six detaje rreth ditës së tyre të veçantë.

Kush është Huma Abedin, njeriu në hije pas Hillary Clinton

Huma Abedin, një amerikane e njohur si njeriu në hije pas Hillary Clinton, ndihmësja e saj më e besuar dhe më e heshtur. Huma, 49 vjeçe ka qenë e martuar me ish-kongresmenin Anthony Wiener, që u përfshi në një skandal seksual me një të mitur 15-vjeçare, ngacmim që e çoi në burg, i dogji karrierën politike dhe i shkatërroi martesën.

E mbetur e vetme pas zhgënjimit nga ish-bashkëshorti, Huma gjeti shërim në krahët e Alex Soros, të birin e miliarderit me origjinë hungareze George Soros. Lidhja mes tyre u konsolidua shpejt dhe ata vendosën ta kurorëzojnë dashurinë me një dasëm në datën 14 qershor të këtij viti.

Aty ku “miliarderët vjetër” takojnë “fuqinë politike”, është përshkrimi që mediat amerikane i japin në faqet e tyre kurorëzimit të çiftit që përbën sensacion për të dyja motivet. Detajet e dasmës kanë bërë kureshtarë mediat gossip, por jo vetëm.

Dasma në pronat e miliarderit Soros

Është nga ato ngjarje që bën zhurmë edhe para se të ndodhë: dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin të enjten, më 14 qershor në pronat e familjes Soros në Hamptons, po konsiderohet që tani qendra e një spektakli politik, social dhe mediatik që nuk ndodh çdo vit.

Huma Abedin, e cila e përshkruan marrëdhënien me Alex si “pak surrealiste”, ka thënë për New York Magazine: “Nuk kisha imagjinuar ndonjëherë se do të takoja dikë që i përshtatet kaq mirë me jetën time. Nuk kam nevojë t’i shpjegoj asgjë – dhe as ai mua.”

Ndërsa Soros ka reflektuar për periudhën e tij të beqarisë, kohën kur ka eksperimentuar dhe jep një deklaratë që e shpjegon afeksionin për bashkëshorten e ardhshme: “Nuk kisha qenë në një lidhje për një kohë të gjatë, thuajse 10 vjet apo diçka e tillë që nuk kisha një lidhje më shumë se 3-mujore. Dhe është hera e parë që kuptoj se kisha ngatërruar epshin me dashurinë”.

Prona e tyre, Hamptons është një megavilë 30,000+ metra katrorë në rrugën Old Town. Siç përshkruan Galavante, ambienti është “çdo grimë aq luksoz sa tingëllon, me kopshte të rregulluara, pishinë, fushë tenisi, biblioteka private dhe një bodrum vere që do i bënte zili çdo somelieri”.

Vlera e pronës është rreth 14.5 milionë dollarë dhe ndodhet në Southampton. Ka dymbëdhjetë dhoma, një bibliotekë private, pishinë olimpike dhe një bodrum vere me standarde Michelin, çdo lëvizje është simbol i një tjetër niveli shoqëror.

“Me gjithë pemët e gjata dhe energjinë e qetë, kjo nuk është thjesht një shtëpi – është një deklaratë” shkruan portali. Ceremonia do të jetë private, por aspak modeste. Page Six shkruan se disa të ftuar do të vijnë me helikopterë privatë nga Manhattan, për të shmangur trafikun e lodhshëm për në Hamptons.

Lista e të ftuarve është e pakonfirmuar, por raportohet se do të ketë mbi 200 emra, përfshirë ambasadorë, senatorë, drejtorë fondacionesh globale dhe një numër të përzgjedhur personazhesh të famshëm.

Një burim për Daily Mail tha se shumë të ftuar do të qëndrojnë në hotele private dhe resort-e të rezervuara enkas, ndërsa një pjesë tjetër do të udhëtojë menjëherë pas ceremonisë drejt Europës për të vijuar festën në brigjet italiane të Positanos dhe Gjenevës.

Nga lista e të ftuarve është e konfirmuar që vjen Hillary, Bill dhe Chelsea Clinton me bashkëshortin e saj Marc Mezvinsky.

Sakaq, siç raportoi më herët VoxNews, i pranishëm në këtë dasmë do të jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Nuk do të mungojë as Anna Wintour, drejtoresha legjendare e Vogue, që – sipas burimeve të Pagesix – ka ndihmuar personalisht Huma-n të zgjedhë fustanin e saj të dasmës.

Një mik i çiftit ka pohuar për Vogue se “është më shumë se një dasmë – është një moment politik”.

Dhe meqë përmendet Vogue, revista prestigjioze do të mbulojë në mënyrë ekskluzive të gjithë ceremoninë, nga ambientet e zbukuruara me lule sezonale te rruga e Abedinit drejt altarit. Do të jenë edhe Nicky Hilton dhe James Rothschild, që konsiderohen si “mblesët”, ata që kanë prezantuar çiftin Soros–Abedin në një festë në 2023.

Ende nuk është bërë publik dizenjuesi i fustanit të Huma-s, por thuhet se ai është “personalizuar me ndihmën direkte të Anna Wintour” dhe kushton mbi 250,000 dollarë.

Sipas burimeve për People, pas dasmës, çifti do të udhëtojë për një “muaj mjalti të dyfishtë” në Portofino dhe në Positano, ndërsa një festë e dytë më e përqendruar tek rrethi diplomatik dhe investitorë të fondacionit Open Society do të organizohet në Gjenevë.

Në rrjetet sociale, kritikët e familjes Soros e kanë cilësuar ceremoninë si “hipokrizi me fustan Oscar de la Renta”, ndërsa vetë Alex Soros është vënë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij për Izraelin, të cilat kanë ngjallur reagime të kundërta mes mbështetësve dhe kritikëve.

Përtej shkëlqimit të luksit, dasma është edhe një moment i shumëpritur për figurat kryesore të Partisë Demokrate, të cilët do të jenë të pranishëm jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar prapaskenat e një partie që po kërkon të kapë ritmin përballë presidencës Trump.

“Abedin, Clinton dhe Clooney janë kthyer në një triumvirat të ri të Partisë Demokrate,” raportoi New York Post, duke përmendur një takim të fundit të tyre në The Polo Bar në Manhattan, që është konsideruar një mini-samit strategjik me verë të bardhë.

Recent Posts

  • Bota

Tel Aviv,Raketat e Iranit plagosin dhjetëra persona

Raketat balistike të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit, kanë lënë dhjetëra qytetarë izraelitë…

46 minutes ago
  • Publik News Albania

Telefoni i gruas së Evis Berberit karrem për Benet Becin

Mesazhet e zbuluara në telefonin e shtetases Adela Ruko, bashkëshortes së ish-kreut të ARRSH-së të…

1 hour ago
  • Bota

Izraeli është me ju, ngrihuni dhe rrëzoni regjimin e Teheranit

ryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje iranianëve që t’i kundërvihen regjimit në Teheran…

1 hour ago
  • Bota

Irani ka lëshuar 150 raketa në Tel Aviv

drejtim të qyteteve kryesore të Izraelit në valën e parë hakmarrëse të Teheranit, që erdhi…

2 hours ago
  • Bota

Piramida e udhëheqjes iraniane u shkatërrua plotësisht nga Izraeli

Piramida e udhëheqjes iraniane u shkatërrua pothuajse plotësisht pas sulmit të Izraelit. Media shtetërore iraniane…

3 hours ago
  • Bota

Izraeli nis një seri të re sulmesh mbi Iran

Duhet se Izraeli ka nisur sërish sulme të reja mbi Iran. Lajmi raportohet nga BBC,…

4 hours ago