Publik.al – Fatura marramendëse prej 2 milionë euro që kompania postare DHL i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për transportin e votës së emigrantëve ka ndezur një përplasje të re mes palëve. Shërbimi i dërgimit të zarfeve në 85 shtete të botës është kryer, por pagesa mungon: DHL nuk ka marrë asnjë lekë deri më tani.
Në qendër të përplasjes qëndron mungesa e transparencës. Faturat e paraqitura nga kompania gjermane rezultojnë të jenë të përgjithshme dhe të padetajuara, të ndara vetëm sipas muajve dhe kategorive “dërgim” dhe “kthim”. KQZ ka refuzuar t’i pranojë në këtë formë dhe ka kërkuar fatura të ndara për çdo shtet, si dhe kopje elektronike të firmave të qytetarëve që kanë marrë dhe kthyer zarfet zgjedhore.
Nga kontrolli i kryer nga administrata e KQZ-së, ka rezultuar se shumë nga zarfeve të kthyer ose nuk kanë fare nënshkrime, ose në vend të tyre janë vendosur viza, pika apo simbole të tjera që nuk vlejnë juridikisht si firmë. Në këto kushte, Komisioni ka vendosur të mos paguajë për zarfe pa nënshkrim të rregullt.
Për më tepër, burime të Publik.al konfirmojnë se KQZ është e vendosur të paguajë vetëm për ato raste kur ekziston një firmë valide e marrjes së dokumentit, duke lënë pjesën tjetër në përgjegjësi të vetë kompanisë.
Kjo përplasje e re hedh edhe më shumë hije mbi gjithë procesin e votës së diasporës, i cili u shoqërua nga fillimi me vonesa, mosfunksionime teknike dhe dyshime për manipulime. Nga 9.2 milionë euro kontratë, në lojë janë miliona euro të parave publike dhe një faturë e fryrë që mund të përfundojë në hetim.
Në mungesë të një auditimi të pavarur dhe transparencës së plotë, ajo që duhej të ishte një hap drejt përfshirjes së shqiptarëve jashtë vendit në procesin demokratik, rrezikon të përfundojë si një kapitull i ri abuzimi dhe keqmenaxhimi elektoral.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se…
Një goditje e mirëllogaritur apo një gabim i rrezikshëm? Sulmi i Izraelit ndaj Iranit jo…
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë…
Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të…
Klodian Tomorri Meta dhe Veliaj në burg pa akuzë zyrtare. Beci? I pandehur prej vjeshtës,…
Andi Bushati Pa fuqinë mediatike për të blerë vëmendje dhe shitur ëndrra Rama dhe ekipi…