Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar me Donald Trump Jr. , djalin e presidentit amerikan Donald Trump.
Vetë kreu i shtetit serb ka dhënë detaje nga takimi me Trump Jr.
“Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr., djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme.
“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, thuhet në një postim në llogarinë zyrtare të Vuçiç në Instagram.