Flash News

Djalin ma qëlluan në qafë, plumbi është pistolete, jo stilolapsi!

Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldo Neziri, i cili akuzohet nga policia për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10 të së dielës.

Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili me pas u arrestua. Policia ka arrestuar edhe pronarin e lokalit Leonardo Mejdani, gjithashtu dhe tre punonjës të picerisë për moskallëzim krimi dhe pengim të drejtësisë, Ferit Basha, Andi Hyka, Keivin Bala.

Ata dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Në një komunikim ekskluziv për emisionin, babai i 15-vjeçarit u shpreh se djali është plagosur me plumb në qafë dhe se autori e mbante armën përherë me vete, ndër te tjera ai rrëfen se nuk ka pasur asnjë konflikt paraprak, thjeshtë autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt 15-vjeçarit.

“Gjendja e tij shëndetësore është pak më e mirë. Isha në punë në orën 5:30 dhe më mori kushëriri në telefon dhe më tha djali është dëmtuar pak tek qafa. Atë e kishin marrë në telefon grupi i gatshëm i urgjencës. Shkoj në spital urgjent e ç’të shihja. Ishte gjithçka një befasi. Djali i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr plumbin që kishte në qafë.
Kanë dashur të fshehin ngjarjen pasi kanë fshirë me facoleta gjurmët e gjakut. Më pas kanë shqyer pjesën e kamerave që filmojnë.
Plumbi është plumb pistolete nuk është plumb stilolapsi. Djali kishte 1 muaj që punonte si kamerier dhe banakier në këtë piceri. Shkonte në shkollë dhe pasdite punonte aty. Kishte dëshirë të punonte, që të mos rrinte kot gjatë kohës së lirë”, tha ai.

Recent Posts

  • Sport

SILVINJO: Krenar për lojtarët që kemi

Braziliani nuk i frikësohet Serbisë: Formacionin e kam në mendje Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli…

7 hours ago
  • Our Story

Ndërron jetë ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida…

8 hours ago
  • Bota

Trump paralajmëron shitjen e “Teslas” që bleu në mars

As nuk mendoj të flas ndonjëherë me Elonin e shkretë! Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe…

9 hours ago
  • Denoncime

Shefja e ASHK Lezhë, detyron stafin të punojë për Bajram

ASHK Lezhë punon në Kurban Bajram: Publik.al | Investigim denoncues | 6 Qershor 2025 Një…

11 hours ago
  • Flash News

Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e autorit: Qeni i tyre më shqetësonte

Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka…

11 hours ago
  • Publik News Albania

Vlorë/Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim tutorja kineze

Një 28- vjeçar i identifikuar si Fatjon Spahu është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe…

12 hours ago