Skema e Interkoneksionit: Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve
Nga Publik.al
Marin Gjonaj është një biznesmen shqiptar i përfshirë në sektorin e telekomunikacionit, i njohur për drejtimin e kompanisë Info Telecom Group. Në dokumentet e siguruara nga hetimet e SPAK, Gjonaj përmendet si një ndër figurat qendrore në një skemë të dyshuar që lidhet me manipulimin e trafikut ndërkombëtar të thirrjeve dhe lidhje të favorshme me kompani si UNIFI dhe Vodafone.
Sipas hetimeve, ai ka luajtur një rol kyç në administrimin teknik të rrjetit të transmetimit dhe është lidhur me një sërë marrëdhëniesh kontraktuale që po hetohen për konflikt interesi, ndërhyrje të qëllimshme dhe mundësi për përfitime të padrejta. SPAK e përfshin Gjonajn në kuadër të një dosjeje më të gjerë që shqyrton ndikimin e faktorëve politikë dhe ekonomikë në sektorin e interkoneksionit ndërkombëtar.
Faqja 65 paraqet një moment kyç në përplasjen mes kompanisë UNIFI dhe Info Telecom. Në një email të datës 28 tetor 2014, Adrian Shatku i shkruan Dietlof Mare-s, drejtuesit të Vodafone Albania, për të denoncuar pengesat teknike që Info Telecom po krijonte në transmetimin e thirrjeve ndërkombëtare. Sipas komunikimit, këto pengesa shkaktonin kosto të panevojshme për UNIFI-n, ndaj Shatku kërkon që lidhja teknike të kalonte direkt mes UNIFI dhe Vodafone, duke e anashkaluar plotësisht rrjetin e Info Telecom. Kjo faqe është thelbësore pasi tregon për herë të parë një tentativë të qartë për të përjashtuar Marin Gjonajn dhe kompaninë e tij nga qarkullimi teknik i thirrjeve – një treg me potencial të madh fitimi. Kjo do të thotë që Info Telecom nuk ishte thjeshtofrues shërbimesh teknike, por një nyje kritike e kontrollit të tregut ofrues shërbimesh teknike, por një nyje kritike e kontrollit të tregut.
Faqja 71 vërteton se Info Telecom ka qenë e përfshirë zyrtarisht në marrëdhënie të interkoneksionit ndërkombëtar me Vodafone që nga viti 2012. Deklarata është dhënë nga Esmeralda Korini, punonjëse e Vodafone Albania, e cila thekson se kompania e Marin Gjonajt ishte përdorur për të transmetuar thirrje ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të UNIFI. Ndërkohë, “Lespot” përmendet si një kompani që merrej me reklama për llogari të Vodafone, duke e bërë të qartë ndarjen midis rrjetit teknik dhe atij të marketingut. Faqja dokumenton faktin që UNIFI nuk do të mund të lidhej me Vodafone pa përdorur infrastrukturën e Info Telecom – gjë që më vonë u kthye në pikë përplasjeje mes palëve.
Faqja 73 zhvendos fokusin tek roli i Anisa Skëndajt, e cila përmendet si administratore e Info Telecom dhe personi që kishte në dorë menaxhimin e kontratave dhe marrëdhëniet financiare të kompanisë. Kjo faqe përfshin gjithashtu dëshminë e Thodhori Çamit, i cili tregon se pagesat për UNIFI janë kanalizuar përmes kompanive ndërmjetëse, përfshirë “Palsada Holdings” – një kompani amerikane e regjistruar në New York. Kjo pjesë dokumenti shton kompleksitetin e skemës financiare dhe nënkupton përfshirje të një rrjeti ndërkombëtar për menaxhimin e flukseve monetare, ku Gjonaj përmendet si administrator i rrjetit teknik, ndërsa Skëndaj si menaxhere e kontratave. Vetë Çami ka dorëzuar fatura bankare që përforcojnë dyshimin se marrëveshjet ndërkombëtare janë bërë për të shmangur kontrollin fiskal dhe ligjor shqiptar.
Faqja 74 përforcon lidhjet mes Marin Gjonajt dhe figurave politike si Monika Kryemadhi dhe Adrian Shatku. Në një moment kritik, Monika i shkruan Adrianit që të “hiqet licenca” dhe të “bëhet bypass Marin”, duke e treguar qartë se kishte ndikim të drejtpërdrejtë mbi mënyrën si funksiononte Info Telecom.
Një ndër akuzat kryesore që ngrihen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është ndikimi i paligjshëm për të futur në treg kompaninë UNIFI përmes “kushos” Adrian Shatkut.
Në dosjen që e SPAK është dëshmia e Marin Gjonajt të “Info Telecom”, i cili disa vite më parë ofronte shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për një kompani telefonike duke mundësuar ndërkohë edhe aksesin e kompanisë UNIFI me rrjetin e kësaj kompanie.
Gjonaj ka një rol kyç në këtë raport te UNIFI me kompaninë telefonike pasi sipas mesazheve të Shatkut dhe Kryemadhit, ‘Info Telecom” ishte kompania që bëntë lidhjen teknike.
Nga dëshmia e dhënë prej tij, Marin Gjonaj nuk mban asnjë përgjegjësi në këtë marrëdhenie “UNIFI-Info dhe kompanitë telefonike, nga e cila dyshohet se përfitonte çifti Meta-Kryemadhi.
Marin Gjonaj sipas dosjes së SPAK shprehet se lidhjet me kompanitë vendase i mbante Anisa Skëndaj duke shmangur përgjegjësinë nga vetja duke theksuar se ajo mbante kontratat dhe financat.
Në një komunikim mes Monika Kryemadhit dhe “kushos” biznesmen Adrian Shatku, ky i fundit e informon deputeten e PL-së, se Marin Gjonaj i ka hequr fishën.
Ndër kohë Kryemadhi me tone të ashpra i përgjigjet se: “E tmerrshme, ti heqim licensën, wa wa, u bë bytha Marinit, e tmerrshme”.
Ndërkohë, në komunikimet e zbardhura nga SPAK, rezulton se Monika Kryemadhi dhe Adrian Shatku flasin pikërisht për Marin Gjonajn, shërbimet e tij dhe rolin që kishte kompania Info Telecom në lidhjen teknike të UNIFI me një kompani telefonike për tranzitimin ndërkombëtar të thirrjeve.
Çfarë është tranzitimi i thirrjeve ndërkombëtare?
Interkonjeksioni është lidhja e dy rrjeteve telefonike, fikse ose celulare, në mënyrë që thirrjet të kalojnë nga një rrjet te tjetri.
Këto dy rrjete, duke qenë se nuk kanë lidhje direkte, duhet të kontraktojnë një palë ndërmjetëse, e quajtur operator tranzitues, që të marrë thirrjet nga një rrjet dhe t’i transmetojë te rrjeti tjetër. Pra, operatori tranzitues duhet të ketë marrëveshje tranzitimi me dy kompani njëkohësisht.
Vetë Gjonaj në dëshminë e tij thotë se e kishte hequr fjalëkalimin (accessin) për përfaqësuesit e UNIFI në sistemin e Info Telecom, me urdhër të Monikës. Ai gjithashtu pranon se njihte Adrian Shatkun dhe kishte qenë i pranishëm në aktivitete që kishin lidhje me ndërtimin e fibrave optike në Shqipëri. Faqja përforcon rolin qendror të Gjonajt në operacionet teknike dhe sugjeron se infrastruktura e tij mund të jetë përdorur për interesa klienteliste.
Faqja 75 sjell për herë të parë në mënyrë të detajuar deklaratat kontradiktore të Marin Gjonajt dhe Piro Xhixhos, ish-kreu i AKEP. Gjonaj deklaron se nuk kishte dijeni për marrëdhëniet e UNIFI me Vodafone dhe nuk kishte kontrolluar trafikun, ndërkohë që komunikimet tregojnë se ai ishte përfshirë në mënyrë aktive në ndërprerjen e transmetimeve dhe në bllokimin e operatorëve të tjerë. Nga ana tjetër, Xhixho shfaqet në një pozicion mbrojtës, duke pretenduar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e Info Telecom në këtë çështje. Megjithatë, materiali tregon se AKEP ishte në dijeni të përdorimit të kodeve ISPC dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të frenuar shkeljet e mundshme. Faqja në fjalë vlen për të kuptuar pasivitetin e institucioneve rregullatore përballë një skeme të qartë teknike dhe ekonomike, që kalonte nëpërmjet rrjeteve të kontrolluara nga Marin Gjonaj.