A do të kërkojnë gjykim të shkurtuar Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi?

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar se kreu i PD-së dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nuk do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Deklarata e tij vjen pasi Gjykata e Posaçme mori vendimin për kalimin për gjykim të dosjes Partizani ku janë të pandehur kryedemokrati dhe dhëndri i tij.Përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit u shpreh se do të vijohet me gjykim të zakonshëm.

“A do të kërkojnë gjykim të shkurtuar?”, u pyet avokati Gjokutaj nga gazetarët.“Ne nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar për faktin që mungon fakti penal dhe nuk kemi çfarë të shkurtojmë apo të zgjasim. Kjo është themeli i mbrojtjes. E dyta kur konstatojmë akte të pavlefshme dhe të papërdorshme në gjykimin e shkurtuar, automatikisht është i rrëzuar, sepse nuk mundet të pranosh gjendjen e akteve me akte të pavlefshme. Kjo gjykatë këtë bëri, vleftësoi ato akte, iu dha vlerën dhe e dërgoi në gjyq.Çështja e gjykimit të shkurtuar është mbyllur në këtë seancë dhe pa u kërkuar këtu nuk mund të kërkohet në themel. Këtu ngrihet dhe gjykata e çon themelit i cili formalisht e pranon. Do të ecet me gjykim të zakonshëm”, deklaroi ai.

Publikuar nga Publik Media