Dosja/ Tom Doshi po zapton pronat në Velipojë me dokumente false, të fshehtat e sherrit me vëllezërit Molla

Tom Doshi, falë mbështetjes së pakufijshme që po i jep Rama, mendon se mund të zaptojë Tiranën, Velipojën, Shkodrën dhe kudo që ai kërkon të investojë…

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e një dite më parë, ku Tom Doshi u përplas me vëllezërit Molla, duke i kërcënuar dhe sulmuar fizikisht për një pronë në Velipojë.

Ka qenë vetë shtetasi Prek Molla që ka denoncuar në policinë e Velipojës konfliktin me Tom Doshin. Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike, ndërsa konflikti vijon prej shumë vitesh në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku të dyja palët kanë pretendime për pronësinë.

Në një shkresë që Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar Avokaturës së Shtetit,  konfirmohet se  Tom Doshoi ka përfituar mijëra metra tokë me dokumente të falsifikuara.

Prokuroria i kërkon Avokaturës së Shtetit që të bëhet çregjistrimi i kësaj prone, pasi është përfituar me dokumente të falsifikuara.

Kjo pronë i është shitur shtetasit Sait Fishta, gjithashtu edhe deputetit Agron Çela, ku sot është Grand Hotel Europa në Velipojë. Pra me një vendim gjyqësor nga gjyqtari, Besnik Hoxha në vitin 2004, kanë përfituar Sait Fishta dhe Esat Ademi. Më vonë nga hetimet e prokurorisë rezultoi se dokumentet kanë qenë të falsifikuara.

Dosja e prokurorisë/ Si Tom Doshi po zapton pronat në Velipojë me

Më pas personat përfitues të tokës në fshatin Rrijoll ja kanë shitur Tom Doshit. Në këtë fshat janë përfituar me dokumente të falsifikuara 96.000 metër tokë, ku 74.000 i ka Tom Doshi. Kjo gjë konstatohet dhe nga prokuroria.

Regjistrimi i kësaj prone është bërë me kartelën vol 2, fq.198 dhe me datë 12.08.2005 është lëshuar certifikata e pronësisë në emër të shtetasit Gac Pjetër Noga (Laca). Aplikimi dhe paraqitja e dokumentacionit në ZVRPP Shkodër është bërë nga shtetasi Marash Laca, ku ndër të tjera ka paraqitur kopjen origjinale të vendimit të KKKP nr. 5, datë 14.06.2005 (akti i fitimit të pronësisë). Më pas kjo pronë është tjetërsuar, ku fillimisht shtetasi, Marash Laca ja ka shitur bashkëshortes së tij, Elsa Laca, e cila më pas ja ka shitur personave të tretë. Kjo tokë është përfituar nga dokumente të falsifikuara, pasi akti i fitimit të pronësisë që është vendimi i KKP. 5, datë 14.06.2005, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nr. 1954, datë 28.12.2004, vendim i cili është marrë me dokumente të falsifikuara”, theksohet në shkresën e Prokurorisë, e cila njofton Avokaturën e Shtetit se ka nisur procedimin disiplinor për këtë rast.

Dosja e prokurorisë/ Si Tom Doshi po zapton pronat në Velipojë me

Po ashtu duket qartë falsifikimi i dokumentacionit, pasi në dokumente përdoret mbiemri Laca, ndërkohë që në të vërtet është Luca.

Dosja e prokurorisë/ Si Tom Doshi po zapton pronat në Velipojë me

Por Tom Doshi, falë mbështetjes së pakufijshme që po i jep Rama, mendon se mund të zaptojë Tiranën, Velipojën, Shkodrën dhe kudo që ai kërkon të investojë. Dhunon dhe kërcënon dy të moshuar, të cilët kanë 20 vite që luftojnë për pronën e tyre. Por në këtë shtet ku ne jetojmë, të fortë janë ata që përfitojnë dhe qytetari i thjeshtë bredh më kotë gjyqeve. /Pamfleti

Dosja e prokurorisë/ Si Tom Doshi po zapton pronat në Velipojë me

Publikuar nga Publik Media