SPAK e shpall të pandehur, por Gentian Gjyli vijon të firmosë miliarda: Tenderi i dyshimtë për mikun e Fushës, Robert Zyka, vetëm maja e ajsbergut
Ndërsa është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion me tenderat publikë, drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, vijon të qëndrojë në detyrë dhe të firmosë kontrata miliardëshe me kompani që kanë marrë sistematikisht “flamurë të kuq” nga organizatat e monitorimit të prokurimeve.
Kjo situatë përbën një precedent të rrezikshëm për keqpërdorimin e fondeve publike, sidomos kur hetimet ndaj Gjyli janë të hapura dhe ai mban statusin “i pandehur” për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Tenderi “model” i korruosionit
Më 11 nëntor 2024, ARRSH shpalli tenderin për mirëmbajtjen e disa segmenteve rrugore në zonën e Divjakës, me një fond prej 173 milionë lekësh pa TVSH. Në dokumentet e vetë ARRSH-së thuhet se rruga është në gjendje të mirë dhe ka nevojë vetëm për pastrim rutinë e rifreskim sinjalistike. Por, gjithsesi u shpall një tender masiv për këtë qëllim.
Tenderi me objekt “Loti 8: Mirëmbajtje me Performancë “K/Çermë – Divjakë, Rr.Divjakë – Plazh Divjakë, Fier Shegan – Divjakë, K/rr. Nacionale – Grabian” (65 km).
Janë 173 145 177,00 lekë pa TVSH nga buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve në zonën e Divjakës.
Këto janë rrugët për të cilat bëhet tenderi i ARRSH:
Nga 11 kompani pjesëmarrëse, vetëm njëra nuk u skualifikua: “Besta” shpk e biznesmenit Robert Zyka një emër i njohur për kontratat e shumta të dyshimta me bashkitë dhe qeverinë. Ky tender, sipas Open Data Albania, është klasifikuar me “flamur të kuq”, për shkak të skualifikimeve selektive dhe mungesës së konkurrencës reale.
Duhet theksuar se kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve në përgjithësi nuk zbatohen dhe firmat marrin para qyl.
Ky është një denoncim i bërë në dhjetor 2022 nga deputeti Erion Braçe për mirëmbajtjen e rrugës Fiershegan-Divjakë.
“Eshte rruga FIER SHEGAN-PUSHIMI I SHOFERIT, segmenti nga FIER SHEGAN ne KRYQEZIMIN e ALLKAJ;
Shihni ckane bere; Kane gerryer bankinat me cakull ne kete segment dhe inertet i kane hedhur ne kete KANAL, i cili eshte K-13, KULLUESI qe mbledh gjithe ujrat e jugut te Lushnjes, i dergon ne emisar e permes tij ne KARAVASTA, DIVJAKE, prej aty ne det. Pra, KANALI ESHTE JETIK E NUK MUND TE CENOHET NE ASNJE CENTIMETER TE SEKSIONIT E GJATESISE SE TIJ. Ne ane tjeter, rruga ka nevoje per mirembajtje ne trupin e saj, segmente qe kane nevoje per riveshje, jo per VIJEZIME NE NJE RRUGE ME GROPA!
Nje lutje kam: Boll me kete lloj mirembajtje! Nuk eshte e tille! Eshte kot!” shkruante deputeti në faqen e tij zyrtare.
Në rastin konkret sipas dokumenteve të tenderit “Shtresat rrugore janë në gjendje të mirë. Kanalet anësore, bankina dhe bimësia kanë nevojë për pastrim rutinë. Sinjalistika dhe siguria rrugore ka nevojë për rifreskim dhe zëvendësim”, përshkruhet në projektin e ARRSH.
Tenderi është mbajtur më 11 nëntor 2024, ndërkohë u mbajt sirtarëve dhe përfundoi në 4 prill 2025, kur Gjyli u kujtua ta rishpallë procedurën me njoftim fituesi. Më pas mësuam se në këtë tender janë paraqitur 11 operatorë ekonomikë, por pjesëmarrja e tyre ishte pa dobi, sepse u skualifikuan të gjitha, përveç firmës “Besta” shpk.
Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.
Kush është Robert Zyka dhe pse është i rëndësishëm?
Robert Zyka, pronari i “Besta” shpk, është partner biznesi i Shkëlqim Fushës, oligarkut të ndërtimit të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama. Zyka është bërë përfitues tenderash strategjikë, përfshirë koncesionin e portit turistik të Vlorës.
Në maj 2025, Zyka do të përfitonte dy tendera të tjerë në Skrapar: një për rikualifikim urban në lagjen “5 Shtatori” me 40 milionë lekë, dhe një tjetër në rrugën “Arkitekt Kasemi” me 250 milionë lekë. Të dy me shenja të qarta abuzimi dhe mungese gare.
SPAK i shpall të pandehur 25 persona Gjyli në listë
Më 13 maj 2025, Prokuroria e Posaçme shpalli të pandehur 25 zyrtarë dhe biznesmenë, përfshirë drejtorin aktual të ARRSH, Gentian Gjyli, si dhe paraardhësin e tij, Evis Berberi, tashmë në burg për korrupsion dhe pastrim parash.
Gjyli është nën hetim për mbi 10 tendera të dyshimtë, të firmosur në periudhën kur ishte zëvendës i Berberit dhe më pas si drejtor. Ai vetë pranoi përpara mediave: “U mora i pandehur”, por pavarësisht kësaj, qeveria nuk ka marrë asnjë masë administrative për pezullimin e tij nga detyra.
A mund të firmosin të pandehurit për tendera publikë?
Ky është thelbi i alarmit: Pse një zyrtar i shpallur i pandehur për abuzime me tendera vijon të ketë akses në miliarda lekë të buxhetit të shtetit?
Gentian Gjyli nuk është vetëm një funksionar nën hetim. Ai është një simbol i kapjes së shtetit dhe i normalizimit të abuzimit me fondet publike, edhe në kushtet kur drejtësia ka nisur të veprojë. Por për sa kohë që të pandehurit firmosin pa asnjë pengesë, drejtësia administrative mbetet e paralizuar, dhe korrupsioni institucional – një praktikë e mbrojtur nga vetë qeveria.
Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset…
Penallti e humbur, Manaj bën “mëkat”, dramë në fundin e pjesës së parë Përfundon me…
VIDEO Në kryeqytet nuk mungojnë tifozë të vegjël, të cilët kanë ardhur nga Durrësi për…
Associated Press| Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e planifikuar të luhet këtë të shtunë, ka…
Një nga burgjet dhe kampet më famëkeqe të diktarurës, Spaçi, është rikthyer në vëmendje gjatë…
Tragjedi në Pogradec: 20-vjeçari Guido Dervishllari i jep fund jetës Një ngjarje e rëndë…