Droga në Mal të Zi,arrestohet Ndue Pepaj

Policia shqiptare ka dhene detaje ne lidhje me operacionin e përbashkët rajonal te koduar “TRICK”, ku ne pranga rane 11 persona, nga të cilët një shtetas shqiptar nga Malësia e Madhe, konkretisht shtetasi Ndue Pepaj, ndërsa shtetasit e tjerë janë nga Mali i Zi.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, ka në ndjekje 1 procedim penal të përbashkët, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet për këtë rast janë kryer në bashkepunim të plotë me Policinë e Malit të Zi, Qendrën për Bashkëpunim Rajonal SELEC, Rumani.

Më datë 18.12.2017, është finalizuar operacioni i përbashkët rajonal i koduar “TRICK”, duke arrestuar në total 11 persona, nga të cilët një shtetas shqiptar nga Malësi e Madhe, konkretisht shtetasi: Ndue Pepaj, ndërsa shtetasit e tjerë janë nga Mali i Zi.

Gjatë kohës së hetimeve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri.

Nuk jepen më tepër detaje, pasi në lidhje me këtë grup kriminal hetimet e përbashkëta janë në vijim.

Publikuar nga Publik Media