Dua Lipa duket se ka konfirmuar romancën me ish-të dashurin e Rita Orës!

Një dukuri shumë të diskutuar në mediat sociale është lidhja e mundshme midis Dua Lipa dhe regjisorit greko-francez Romain Gavras. Tani, Dua Lipa duket se e ka konfirmuar këtë lidhje në mënyrë jozyrtare në një intervistë për Vogue Britani. Në intervistë, ajo foli për karrierën e saj muzikore dhe personalen, duke thënë se ajo është “e lumtur” dhe “e dashuruar”.Ata përfliten që janë në një lidhje që prej fillimit të këtij viti, mirëpo asgjë nuk ishte konfirmuar. Së fundmi, Dua postoi një foto polaroid me një zemër të kuqe, ku shfaqen duke qeshur bashkë.

Dua Lipa ishte single që nga ndarja nga i dashuri prej dy vitesh, modeli Anwar Hadid vëllain e Bella dhe Gigi Hadid në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras u nda me Rita Orën në mars të atij viti, pas gjashtë muajsh lidhje.

“Dua dhe Romain janë njohur për disa muaj. Ata e kanë shijuar kohën së bashku. Ata janë takuar me njerëzit e afërm të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta,” tha një burim për The Sun në fillim të marsit.Para se të konfirmohej lidhja, ata u panë së bashkë duke dalë të kapur prej dore nga një sfilatë në Paris.Dua dhe Romain u panë gjithashtu në një festë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve BAFTA.

Publikuar nga Publik Media