Durrës/ Sektori “Rinia” kutërbon pisllëk, qytetari: Kanalet nuk janë pastruar

VIDEO

Një qytetar ka denoncuar në redaksi mbi kanale të papastruara dhe mbeturina në sektorin “Rinia” në Durrës, duke krijuar një pamje të shëmtuar. Megjithëse temperaturat janë të larta dhe turistët e huaj vizitojnë Shqipërinë, kryebashkiakja Emirjana Sako nuk ka ndërmarrë veprime për pastrimin e kësaj zone nga mbeturinat. Mungesa e përgjegjshmërisë dhe problemeve në shërbimet komunale kanë çuar në rrethimin e zonës me kanale të mbushura me mbetje urbane dhe ujë të ndotur. Kjo gjendje shqetësuese është bërë një problem për banorët, pasi ndotja në lagjen e Durrësit është jashtë normave, veçanërisht në ditët e nxehta, dhe mbeturinat mund të rrezikojnë shëndetin duke krijuar rrezikun e infeksioneve për banorët e të gjitha moshave.

Publikuar nga Publik Media