Dy raste vetëvrasje në Tiranë

Policia në pak minuta ka raportuar për dy raste vetëvrasje në Tiranë. Shtetasja S. H., 81 vjeçe është vetëvarur në banesë ndërsa shtetasja N. L., 23 vjeçe dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit.

“Më datë 15.08.2024, në afërsi të Medresesë, është vetëvarur në banesë, shtetasja S. H., 81 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 15.08.2024, në rrugën “Asim Vokshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja N. L., 23 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

Publikuar nga Publik Media