Dyzeni i prishur i Nuri Beut të Surrelit në Shkodër…

Nga Bledian Koka

Udhëtimi i Edi Ramës sot në Shkodër ishte një dhimbje diç më fortë për aty ku i dhemb sa herë ka krizat e herinës që e kaplojnë kur nuk është nën efekt. Protestat e një grupi qytetarësh e detyruan omnipotentin frikacak të udhëtojë vjedhurazi me gjithë eskortë rrugë pa rrugë deri aty ku kishte vendosur të bënte mitingun. Pasi kapërceu gomat e djeguar si ylberist kalibri, Rama ia behu në mes të Shkodrës ndërsa policia në shërbim të frikacakut në perëndim shtetrrethoi qytetin. Pamjet e transmetuara nga “Fax News” na treguan fyryrën e vertetëse çfarë ndodh në prapaskenë me jetën e qytetarëve kur Rama është në pushtet apo në qytet. Fillimisht një grua e moshuar me biçikletç nuk u lejua as të kapërcente nga njëra anënë tjetren për të shkuar në shtëpi ndërsa një militant socialist i hakërrehej ndër dhëmbë “bjeni maj matanë, ça pa t’gjen”. Sepse kur Edi Rama është në qytet, jeta e qytetarëve duhet të ngrijë. Ata duhet ti bien rreth e qark Xhabijes për me dalë në Zdrale. Ata s’duhet të celin zog derisa gjeli i plehut të berë mullar te mbarojë kakarisjen, për të cilin ka gjithmonë një publik që shkyhet gazit prej andrave n’beze që reciton piktori. Por nuk mbaroi me kaq. Sot ka ndodhur dhe një tjetër akt i paprecedentë e i padëgjuar në historinë e Shqiperisë. Sot për herë të parë 4 zjarrefikës janë shoqëruar në polici. Dhe a e dini pse? Ata akuzohen se kanë përdorur sirenën e automjetit gjatë kohës që Edi Rama po fliste. Arsyeja është se zjarrëfikësja po shkonte në një vendgjarje pranë stadiumit ku ishte raportuar rrjedhje gazi në një banesë. Por edhe sikur pretendimi i Rilindjes të ishte e vertetë, policia e ikur për Llesh ka bërë sot aktin më të rëndë në shërbim të sundimtarit. Sot “Koncert në Vitin 36” u zhvendos me skenar nga Lushnja ne Shkoder. Zjarrefikesit e Shkodres guxuan ti prishin dyzenin Nuri Beut të Surrelit dhe meqë nuk i blen dot, ai i arreston. A e kuptoni ku ka arritur situata? A e kuptoni sa rëndë është Edi Beu i Surrelit? Mos u habisni kur një ditë policia e Sandrit Llesh, të çmendet e të shoqërojë deri edhe priftin që i bie këmborës apo hoxhës që këndon ezanin nëse këto thirrje hyjnore ndodhin kur Edi Rama po ekzekuton shfaqjen e radhës “Cirku në fshat”.

p.s…deri atëherë Zoti i mëshiroftë ata që po e ndihmojnë Edi Ramën të duket normal 

Publikuar nga Publik Media