Irena Beqiraj
Shpesh propaganda , na ka bindur se mjafton të kesh një diplomë të mirë në xhep edhe ti meriton të bëhesh deputet , ti meriton të drejtosh të jesh përfaqesues i lartë i një partie politike, pa qenë asnjë ditë në parti .
Madje nëse babai yt ka qenë funksionar partiak, diploma jote te mundëson që ti të trashëgosh me të drejta të plota funksionet e tij në parti .
Alqi Bllako shëtiti stendë me stendë partie me një diplomë të mirë në zhep .
Besart Kadia nuk zuri dot vendin që ai besonte se i takonte nga diploma që kishte në xhep, ndaj vrapoi nga PD-ja ku aderonte ai , vëllai i tij babai I tij, tek PS-ja .
Zamira Sina bukuroshja e berë dhe me punën vullnetare të ndërhyrjeve estetike u ble nga tezgat e uljeve “te Republikës së re”, e na ofrohet me krenari si intelektualja ekselente sepse qenkërka dekania e një prej kënetave kudërbuese të medioktitetit në arsimit tonë të lartë .
Djali i Petrit Malajt zuri vendin e babait në listat e mbyllura te PS-se se Tiranës , sepse tek “deputeti që duam” besoj do të ketë çuditur të madh e të vogël me diplomat e tij .
Miti I diplomave te mira në xhep nga propaganda na është ofruar si e mirë publike . Pse të genjej edhe unë deri 25 vjec kam pasur të njejtën bindje të gabuar , derisa në 2000 e largët mentori im me dha një mësim të mirë qe nuk e humba kurrë .
E re, duke dyshuar për cilësinë e dobët të shkollimit që morra në vendin tim, isha e bindur se një shkollim i mirë jashtë, një universitet, një titull prestigjoz do të më bënte menjeherë pjesë të ajkës intelektuale edhe të respektuar të vendit. Shkollimi i mirë të diferencon.
Tek ja thoja të gjitha këto nxitimthi, me entuziazmin e një vajze të re, mentorit tim të vjetër e të mençur , ai duke qeshur , me pa me sytë e ngritur mbi syzet optike edhe shtoi me një anglishte të thjeshtë edhe të ngadalshme :
“Shiko ! Padyshim shkollimi i mirë , një titull prestigjoz është një investim I rëndësishëm personal .
Por që njohuritë personale të marra nga shkollimi të kthehen në të mirë publike , njeriu duhet të ketë integritet, parime, karakter e bindje e qëndrime të qarta.
Pa këto cilësi , cdo kualifikim , njohuri , zotësi, mbetet një e mirë personale , që i shërben vetëm individit , mirëqënies së tij , por kurrë nuk mund të kthehet ne të mirë publike. Me një shkollim të mirë moj vajzë, do të jesh pjesë e armatës së të shkolluarve të vendit tënd, por nëse cdo veprim i yti nuk do të udhëhiqet nga integriteti , parimet edhe bindjet e tua nuk ke për te qenë kurrë pjesë e intelektualëve edhe asgjë që ti do te bësh nuk do jetë një e mirë publike.
Cilat ishin parimet e bindjet e Bllakos , Kadisë , apo Zamirës ? Djali i Malajt qe nuk ka arritur akoma të mësojë të përfaqësojë veten si beson se mund të perfaqesojë të tjerët Rruga e shkurtër duke te shëtirur ne cdo stendë partie , tregon integritet?
Asgjë që këto njerëz do të bëjnë pavarësisht sale pretendojnë se dinë nuk do të shëndrohet në të mirë publike . Përkundrazi !
Sot ndryshe nga diktatorët e dikurshëm të frikës, diktatorët e sotëm të propagandës bojatisin imazhin e tyre duke përdorur konceptin e pëlqyera të kompetencës. Për të na bindur për kompetencën e prurjeve të reja në parti lideri nuk rresht së qëmtuari gjeni librash, kursantë Harvardi, e yje të tjerë galaktikash të panjohura, e te paprovuar , të cilët parkohen në lista të mbyllura jo për te përmirësuar e hapur partinë por për t’i shërbyer vetëm liderit!