Zaptimi i trotuarit, kioskëzim i papranueshëm
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë për një takim në bashkinë e këtij qyteti, ku ka adresuar ndër të tjera problematikën e zënies së trotuareve nga bizneset, si dhe problemet e sezonit turistik.
Edi Rama: Të harmonziohen interesat e qytetarëve dhe bizneseve. Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën biznesit. Zaptimi i trotuarit, kioskëzim i papranueshëm. Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet, kemi filluar punën për dy parkime publike. Një tjetër problem në Vlorë është uji i pijshëm, ky është keqmenaxhim total. E kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha.
Pas zgjedhjeve, Rama çdo dite jep ultimatume. Sot serish dha ultimatume per Lungomaren e Vlores duke u lene afat 48 ore bizneseve te lirojne hapesirat e zaptuara.
LIND PYETJA: Keto hapesira kane qënë të zena dhe para zgjedhjeve per vite me radhë.
Pse nuk jepte ultimatume Rama, para zgjedhjeve?
Pse leshonte leje për zënie hapësirash Bashkia?
T’ua ketë futur vetem per t’ju marrë votën?
Por pas daljes nga bashkia, një qytetare e moshuar kërkon ta takojë por ndalohet nga efektivë të policisë dhe shoqërues të Gardës pranë kryeministrit.
E moshuara vijoi të bërtasë derisa ndaloi vetë kryeministri dhe e afroi afër duke i thënë “Ça ke që bërtet?”
Rama dëgjoi problematikën e saj dhe e adresoi për zgjidhje tek kreu i bashkisë, Ermal Dredha