Showbiz

Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes për Alex

Vogue publikon foton e kryeministrit me dhëndrin

Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George Soros u martua të shtunën me Huma Abedin, strategia politike dhe një nga ndihmëset e afërta të Hillary Clinton. Ceremonia martesore u zhvillua te shtëpia e çiftit në Water Mill, New York.

Dasmës iu bashkuan mjaft të ftuar VIP si politikë, bota e biznesit, medias dhe showbizit. Bill e Hillary Clinton, Kamala Harris e financieri i njohur britanik James Rothschild ishin të pranishëm gjatë ceremonisë. Pamjet dhe dasmës përrallore u publikuan nga revista Vogue.

Vogue ka veçuar edhe një foto të kryeministrit Edi Rama me dhëndrin Alex Soros. Kreu i qeverisë shqiptare ishte ndër të ftuarit VIP të Soros.

Revista shkruan gjithashtu se Rama ka ngritur edhe një dolli për çiftin, duke shtuar se nuk kanë munguar as batutat dhe momentet gazmore me protagonist kryeministrin shqiptar. “Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… ajo përfshinte një thënie rreth preferencës për vejushat e divorcuara. Duhej të ishe aty për ta kuptuar!”, shkruan Vogue.

Abedin dhe Soros kishin planifikuar fillimisht të martoheshin fshehurazi, por plani ndryshoi gjatë një feste fejese të organizuar bashkë nga ish-Zonja e Parë dhe Sekretare e Shtetit dhe shefja e hershme e Abedin, Hillary Clinton, për të cilën ajo filloi të punonte si praktikante në moshën 19-vjeçare, ndërsa studionte në Universitetin George Washington.

Alex Soros, 39 vjeç, është bërë një figurë gjithnjë e më e rëndësishme në botën e donatorëve progresistë. Ai ka një doktoratë në histori dhe ka marrë në dorë financimet që më parë i menaxhonte babai i tij, George Soros, tani 94 vjeç. Alex e ka quajtur veten “më politik” se babai dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Çifti shpalli fejesën në korrik të vitit të kaluar.

Vetë Rama e mbajti të fshehtë. Nuk ka asnjë foto apo ndonjë mesazh urimi në rrjetet sociale nga ana e tij. Po ashtu, vetë Alex-i nuk ka shpërndarë foto nga ceremonia, duke ruajtur anonimitetin e të ftuarve.

Por i ka nxjerrë zbuluar revista e modës “Vogue”, e cila ka bërë një artikull të gjatë mbi ceremoninë, shoqëruar edhe me foto. Në një prej tyre, Rama është krah Alex-it, dhe në një tjetër duket i fshehur, teksa ndodhet në tavolinë.

Vetë revista ka dhënë edhe detaje nga ajo që ndodhi në ceremoni, teksa bie në sy se Rama ka qenë ndër të vetmit liderë në Evropë që kanë marrë pjesë, dhe ai është trajtuar sikur të ishte pjesë e familjes Soros. Ai ka qenë mes njerëzve më të guximshëm që kanë ngritur dolli.

Gjatë gjithë vaktit, u ngritën dolli nga djali i Abedin-it, Jordan; vëllai i madh i Alex-it, Jonathan Soros; kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Anna Wintour (kryeredaktore e Vogue); James Rothschild, i cili shërbeu si shoqëruesi jozyrtar i dhëndrit; dhe Daniel Sachs (themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i P Capital Partners)”, thekson artikulli.

“Vogue” ka dhënë detaje edhe nga dollia e Edi Ramës: “Edi mbajti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… përfshinte një shprehje rreth preferencës për vejushat në vend të të divorcuarave. Duhej të ishe aty për ta kuptuar”.

Por ngrihet pyetja: Pse Rama e mbajti të fshehtë? Dyshimet janë se kryeministri po tenton të luajë me dy porta. Nga njëra anë mundohet të ruajë marrëdhëniet me Trump, dhe nga ana tjetër me armiqtë e tij. Ai ishte i pranishëm në një event ku ishin dy prej rivalëve kryesore të Trump: Hillary Clinton dhe Kamala Harris.

Kryeministri e di se Trump nuk gënjehet dot. Edhe pak ditë më parë ambasada i dërgoi selamin – asnjë urim ndaj tij për zgjedhjet. Mirëpo kryeministri duket se ka bërë zgjedhjen e tij, dhe pasojat do t’i vuajë Shqipëria nëse ka tensione në marrëdhëniet me SHBA.

Recent Posts

  • Bota

Trump ultimatum Iranit: Dorëzohu pa kushte!

Presidenti i ShBA, Donald Trump i ka dërguar një ultimatum Iranit në lidhje me zhvillimet…

3 minutes ago
  • Flash News

Erion Alibej në GJKKO: Bashkëpunuam me Dritan Gjikën

Investuam gjithçka te një ngarkesë 530 kg me kokainë Detaje tronditëse janë zbardhur nga dëshmia…

12 minutes ago
  • Flash News

SPAK godet kontrabandën, zyrtarë dhe biznesmenë ikin

SPAK është në prag të finalizimit të një prej operacioneve më të mëdha kundër kontrabandës…

21 minutes ago
  • Publikisht(OP-ED)

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën ‘Soros’

Basir Çollaku Në New York përqafohet me Soros, në Sazan “flirton” me Kushner dhëndrin e…

3 hours ago
  • Publik News Albania

SPAK thërret Plarent Ndrecën për të dhënë shpjegime për Veliajn

Takimi me Erion Veliajn në qelinë e burgut Ndërkohë që hetimet për Erion Veliaj janë…

3 hours ago
  • Flash News

Dosja 5D/ Gjykata e Posaçme dënon me 8 muaj Eglantina Zeren

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të…

6 hours ago