TIRANË – Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale (AI) po përshpejton ritmin e zhvillimit teknologjik në gjithë botën, ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë për një tjetër anë të medaljes: keqpërdorimin e saj nga aktorë armiqësorë dhe ekstremistë. Sot në Tiranë u mbajt një konferencë e nivelit të lartë mbi rreziqet e AI-së në sigurinë kombëtare dhe mënyrat se si ajo po përdoret për të ushqyer propagandë, destabilitet dhe ndikim të huaj mbi institucionet demokratike.
Ngjarja, e organizuar nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET), mblodhi në hotelin “MAK Albania” figura të rëndësishme nga bota akademike, zyrtarë të lartë të sigurisë dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Me titullin “Kundër AI-së Koercitive: Një Strategji kundër Agresionit Teknologjik nga Shtetet Armiqësore”, konferenca vendosi theksin mbi rreziqet hibride që vijnë nga keqpërdorimi i teknologjisë.
Në fjalën e tij hapëse, Arianit Shehu, Drejtor Ekzekutiv i ACCET, u shpreh se sfidat që paraqet inteligjenca artificiale janë globale dhe kërkojnë përgjigje të përbashkët. Ai u pasua nga znj. Lejdi Dervishi nga Ministria e Brendshme, z. Edward Anderson nga OSBE dhe Dr. Dwaine Lee nga ACCET, të cilët bënë thirrje për rritjen e vigjilencës ndaj ndërhyrjeve që minojnë sigurinë kombëtare nëpërmjet teknologjive të reja.
Ndër të ftuarit ishte edhe Gledis Nano, ish-drejtori i Policisë së Shtetit dhe kandidat për doktoraturë, i cili ndau përvojën e tij mbi përfshirjen e teknologjive AI në përpjekjet destabilizuese të aktorëve të huaj në rajonin e Ballkanit.
Diskutimet kulmuan me një sesion të hapur ku ekspertët ndanë rekomandime për të ndërtuar një strategji mbrojtjeje kundër sulmeve hibride, për të forcuar qëndrueshmërinë institucionale dhe për të promovuar një arkitekturë të re bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e teknologjisë dhe sigurisë.
Kjo konferencë shënon një hap të rëndësishëm për Shqipërinë drejt integrimit europian, duke e rreshtuar vendin përkrah partnerëve strategjikë të BE-së dhe SHBA-së në betejën për mbrojtjen e demokracisë nga teknologjitë armiqësore.
Për më shumë informacione, kontaktoni:
👉 info@americanctr.org
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës për të cilin…
Ashtu siç pritej, Interi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi zikaltër ka firmosur me Christian…
Avokati: “Po mbahet në paraburgim pa prova, po presin një ekspertizë nga ish-vjehrra” Hetimet ndaj…
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës,…
SPAK e çon në gjyq, hetimi për pastrim parash vijon VIDEO TIRANË – Ish-kryebashkiaku i…
KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit. Vendimi u mor,…