Ekuilibër në derbin e kryeqytetit, Partizani e Tirana ndajnë nga një pikë

Tirana 1-1 Partizani

Tirana dhe Partizani u përballen në derbin e kryeqytetit, në orën 19.00, takim ky në kuadër të kampionatit.   Ndeshaj përfundoi në barazim Tirana 1-1 Partizani. Sa i takon formës së skuadrave, të kuqtë erdhen  në këtë sfidë pas barazimit me Dinamon. Në krahun tjetër, bardheblutë  pas humbjes me Erzenin.

Ndeshja ka nisur rreth 10 minuta me vonesë si pasojë e hedhjes së tymuese në fushë, pasi arbitri kryesor ka pritur deri sa pamja të qartësohet. Tirana u duk më e rrezikshme në fillim dhe kishte më shumë iniciativë. Dhe ngulmimi u shpërblye në minutën e 28-të kur Florent Hasani shkarkon të majtën e tij brenda zonës dhe 1-0.

Bardheblutë në festë bashkë me tifozët. Goli i nëntë për sulmuesin e Tiranës, që barazon Duamenën në krye të shënuesve më të mirë. Por shtatë minuta më pas ndeshja do të ndërpritej, pasi është goditur nga sende të forta Najdovksi nga ana e tifozërisë së kuqe dhe Qirko në krahun tjetër nga ajo bardheblu.

Partizani dominon 10 minutat e fundit të pjesës së parë, krijon 2-3 mundësi të mira, por nuk arrin të barazojë.

Né minutën e 79-të, kur Murataj jep një pasim të bukur për Kekon dhe ky i fundit nuk fal, duke barazuar shifrat në 1-1, edhe pse kishte pak minuta në fushë. Derbi ishte i hapur deri në fund, me raste nga të dyja krahët, por nuk pati fitues.

Publikuar nga Publik Media