Elbasan: Arrestohet 32-vjeçari për trafikim lëndësh narkotike

Një 32-vjeçar i identifikuar si Denis Gjana, është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh.
Blutë kanë bërë të mundur kapjen e tij  pasi drejtonte automjetin në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Në momentin e ndalimit, ai iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Rrugore, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po lëvizte me automjet, në drejtim të Elbasanit. Në Bradashesh, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e dyshuar, drejtuesi i të cilit ka paraqitur nga celulari i tij, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Tiranë, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit 🇦
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112

Publikuar nga Publik Media