Bota

Elon Musk krijon “Xchat” dhe i shpall sfidë WhatsApp-it

Miliarderi dhe pronari i “X”, Elon Musk, njoftoi se “XChat”, një platformë e koduar mesazhesh dhe thirrjesh që konsiderohet si një konkurrent i mundshëm i “WhatsApp”, do të fillojë të lançohet në “X” këtë javë me veçori si zhdukja e mesazheve dhe aftësia për të dërguar “çdo lloj skedari”, ndërsa Musk bën një hap tjetër drejt shndërrimit të X në të ashtuquajturin “aplikacion për gjithçka”.

Musk njoftoi në një postim në “X” se “XChat” do të fillojë të shpërndahet për përdoruesit e X “këtë javë”, përveç nw rast se ka ndonjë problem.

Përditësimi i “XChat” do të zgjerojë funksionin e mesazheve direkte, një veçori që daton që nga paraardhësi i “X”, Twitter, për të cilën Musk thotë se do të përfshijë enkriptim, ndarje skedarësh, zhdukje mesazhesh dhe thirrje telefonike audio ose vizuale që mund të bëhen pa një numër telefoni.

Disa përdorues të “X” që paguajnë për abonimin premium të platformës tashmë kanë qenë në gjendje të hyjnë në “XChat”, raportoi TechCrunch .

Musk tha se kjo veçori do të përdorë enkriptimin “në stilin Bitcoin”, gjë që shkaktoi disa konfuzione pasi Bitcoin nuk përdor enkriptimin, por përdor kriptografinë dhe nënshkrimet dixhitale për siguri, sipas TechCrunch .

Musk ka postuar më parë se dëshiron që mesazhet e drejtpërdrejta në “X” të ngjajnë me platformën e mesazheve të koduara “Signal” për të rritur privatësinë, dhe shpesh e ka sulmuar “WhatsApp” në pronësi të Meta-s , një konkurrent i mundshëm i “XChat”, si jo të sigurt.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Veliaj kapet nga Gjykata e Apelit me shpërdorim detyre

 Gjykata e kap në flagrancë për shpërdorim detyre, në konflikt me ligjin dhe qytetarët Ndërkohë…

19 minutes ago
  • Publik News Albania

Plani i ri urbanistik i Tavos, varros Himarën në beton

Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…

1 hour ago
  • Denoncime

Shpëton Salillari i Ramës, fut në burg zyrtarët e ARRSH

Naim Noka Gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK…

3 hours ago
  • Denoncime

Drenova sigurohet pa garë tek Tani i Kakomesë për UKT

Paratë e institucioneve për siguracione ndërtesash dhe makinash jepen në tendera pa garë dhe me…

3 hours ago
  • Politike

Beleri : Shqipëria në krizë të sundimit të ligjit, drejtësia privilegj

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Stabilizim-Asociimit, eurodeputeti Fredi Beleri ngriti shqetësimin…

4 hours ago
  • Publik News Albania

SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për tenderin e Unazës

duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për një abuzim me…

4 hours ago