Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Emiljano Ramazanit, në korrik të vitit 2020 në Elbasan.
Nuredin Dumani dyshohet t’i ketë thënë grupit hetimor se ditën kur ndodhi ngjarja shoferi i Tasit që e ka ndihmuar më pas të largohet nga vendi i ngjarjes ka qenë Henrik Hoxha.
Në pamjet e publikuara pas ngjarjes, duket autori (Tasi) i cili del nga automjeti ndërkohë që personi që qëndron në automjet zhvendoset përpara për të mos rënë në sy.
Autori i afrohet shënjestrës dhe e qëllon në mënyrë gjakftohtë në vetëm 30 sekonda, pranë palestrës që ky i fundit frekuentonte.
Ramazani ishte një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për trafik të lëndëve narkotike.
Kush është Skerdi Tasi
Ai ndodhet pas hekurave për atentatin ndaj biznesmenit Masha. Ai ishte kontaktuar nga Nuredin Dumani me porosi të Suel Çelës pasi ky i fundit kishte vendosur gjobë ndaj biznesmenit.
Turistët të shokuar, shqiptarët të varfëruar publik.al | Ekonomi & Shoqëri | 19 Qershor 2025…
Beer Sheba, spitali kryesor në jug të Izraelit, në Qendrën Mjekësore Soroka, është goditur nga…
Në hetim drejtuesja e OJF-së në Lezhë Klementina B. Shahini publik.al | Investigim | 19…
Nga listat e mbyllura te çelësat e vilës! rruga e shpejtë e Xhenis Çelës në…
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani dëshiron një takim me të dhe se…
U përdor shteti në zgjedhje! Në 12 vite parlamenti nuk realizoi dot një reformë zgjedhore…