NJOFTIM PËR SHTYP
Tiranë, 10 qershor 2025
Mbi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të HetimitProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.
REPORTAZH | PUBLIK.AL/Kristna Kokli Në një stan të vetmuar mes maleve të Kolonjës, larg botës…
Një fabrikë e prodhimit të cigareve, e dyshuar prej një dekade për aktivitet të paligjshëm,…
Një 28-vjeçar i identifikuar si Fatbardh Mani është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në…
Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së kaluar (11 qershor), ku u gjet i vrarë me…
Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria u kualifikua me spektakël në “Euro2024”, por që nga ai…
Ndërtimi dhe turizmi në rritje, por ende nën mesatare Tregu i punës në Shqipëri është…