Erdogan: BE t’i heqë sanksionet Sirisë siç bëri Trump

Netanjahu po rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë tha se Gaza po përjeton një katastrofë humanitare dhe BE duhet të ndërhyjë për vendosjen e armëpushimit.

Ai përshëndeti dhe vendimin e presidentit Trump për të hequr sanksionet ndaj Sirisë, dhe ftoi BE-në të bëjë të njëjtën gjë dhe të ndihmojë në rindërtimin e Sirisë

Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare gjatë këtyre 20 muajve. dhjetra të pafajshëm fëmijë e gra masakrohen. Duhet ti themi mjaft kësaj. Qëndrimi i pakompromis, agresiv e arrogant i Netanjahut rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin tonë e njerëzit e besimeve që jetojnë aty. Presim që Europa të shfaqë aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza. më shumë se 2 milionë njerëz po vuajnë urinë në Gaza dhe komuniteti ndërkombëtar nuk ka marrë asnjë veprim. Nuk kemi asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor përvec një armëpushimi të përhershëm duhet të mobilizojmë mjetet për të garantuar dhënien e ndihmave e ta bëjmë Gazën të jetueshme sërish. Objektivi kryesor duhet të jetë zgjidhja me 2 shtete, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.  Me përfundimin e një konflikti të gjatë në Siri një kapitull i ri e shpresëplotë është celur. Deklarata e presidentit Trump se SHBA do të heqë sanksionet është një hap mjaft i vlefshëm që Siria të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur. me këtë vendim Trump tregoi sa rëndësi i kushton stabilitetit rajonal.

Presim që sanksionet e vendosura nga BE kundër ish regjimit të hiqen menjëherë e të ofrohen mbështetje financiare për rindërtimin e vendit. Kjo mbështetje do të ketë efekt përshpejtues për kthimin e sirianëve.

Mjedisi aktual ku pasiguritë po rriten na detyron që të bëhemi bashkë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Shpresoj që kur garantojmë solidaritet, mirëpërdorim të burimeve tona e bashkëpunim të sinqeritet nuk do të ketë asnjë sfidë që nuk mund ta tejkalojmë” tha Erdogan. 

Publikuar nga Publik Media