Erion Alibej rrëfen si u njoh me Nuredin Dumanin: Isha i ngujuar e takova në pallatin tim!

Vijojnë seancat në Gjykatën e Posaçme në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë”.

Në seancën e sotme po dëgjohet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

Alibej ka rrëfyer në lidhje me njohjen e tij dhe Nuredin Dumanit, të cilin tha se e ka njohur në fillim të vitit 2020 kur sapo kishte dalë nga paraburgimi i Elbasanit.

“Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Sky ECC. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri dhre më tha se Dumani kishte dashur të më takonte. Takimi vinte pasi unë kisha hapur fjalë që jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë Talo Çelën”, ka rrëfyer si në sallë.
Ai ka shtuar se ka dërguar një automjet të tipit C Class i zi që e ka marrë Nuredin Dumanin për ta sjellë në takim.

“Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 orë e 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka”, tha ai.

Publikuar nga Publik Media