Erion Braçe zbulon skandalin me faturat në pikat e karburanteve

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas vendimit të Bordit të Transparencës për të ulur çmimin e naftës në 220 lekë për litër, duke e lidhur këtë zhvillim me situatën gjeopolitike në Lindja e Mesme dhe angazhimin e Irani për hapjen e Ngushtica e Hormuzit.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Braçe vlerëson reflektimin e menjëhershëm të tregut ndaj zhvillimeve ndërkombëtare, por thekson se situata ka nxjerrë në pah disa problematika të thella në vend. Ai shpreh habinë për faktin që edhe gjatë periudhave me çmime të larta të karburanteve, niveli i lëvizjeve dhe trafikut ka mbetur i lartë, duke e lidhur këtë me mungesën e një kulture kursimi tek konsumatorët.

Një tjetër kritikë e tij drejtohet ndaj vetë mazhorancës, për të cilën ai thotë se reagoi në mënyrë të kufizuar, duke u fokusuar vetëm te funksionimi i Bordit dhe ulja me 20% e akcizës. Sipas Braçes, duhej të ishin ndërmarrë masa më të gjera për të frenuar konsumin, si reduktimi i ditëve të punës, nxitja e punës nga shtëpia dhe subvencionimi i transportit publik.

Deputeti ngre gjithashtu shqetësime për funksionimin e tregut të karburanteve dhe transparencën fiskale. Ai sjell në vëmendje raportime nga qytetarët, sipas të cilave në disa pika karburanti bëhet pyetja “A e do faturën?”, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e deklarimit dhe tatimit të shitjeve.

Në fund të reagimit të tij, Braçe lë të kuptohet se problematika e informalitetit në tregun e karburanteve mbetet e pazgjidhur, ndërsa kërkon më shumë përgjegjshmëri nga institucionet për të garantuar transparencë dhe drejtësi fiskale.

Reagimi i Braçes:

TIRANAEMADHE #NAFTA

BORDI ULI CMIMIN TANI;

NAFTA DO KUSHTOJ 220LEKE PER LITER!

Natyrisht reflekton ARMEPUSHIMIN NE LINDJEN E MESME dhe ANGAZHIMIN E IRANIT PER TE HAPUR NGUSHTICEN E HORMUZIT!

Nderkohe me kane bere pershtypje dy gjera;

E para, po si ka mundesi qe keto dite me CMIME TE LARTA NAFTE, ka me shume levizje dhe me shume trafik??!!

Na mungon shume nje ndjenje kursimi qe mban larg konsumin tone te perditshem nga CMIMET E KARBURANTEVE dhe pranojme te paguajme shtrenjte!!

E dyta, me dhemb fakti qe ne-MAXHORANCA patem thjeshte vetem dy masa ne kete situate-Bordin dhe Reduktimin me 20% te AKCIZES;

Asnje mase per te nxitur kursimin-me pak dite pune ne jave (u kujdes Zoti per kete me Bajram, Pashke Katolike e kete jave Ortodokse), pune nga shtepia, transport publik te subvencionuar;

Po e le menjane kerkesen per tu marre me tregun-konkurrencen ne te dhe evazionin fiskal te rende!

Kam disa video ketu qe mi kane cuar qytetare te ndryshem e ku degjohen shitesit ne pompe:
A E DO FATUREN?!
Po mire cdomethene kjo? Per cdo shitje me pyetjen A E DO FATUREN dhe pa FATURE, ku raportohet, si tatohet ëëë?!
NUK DI! E kam per shtetin kete se me Luixhin kemi mbaruar pune-deshira e tij per naften 500 leke litri nuk u plotesua!!

Publikuar nga Publik Media