Ervin Hoxha, Xhafaj dhe Gonxhja kryesojnë në vjedhjen e votave

Procesi i rinumërimit të votave në Tiranë po vijon dhe, ndryshe nga sa priste PD, po tregon se të gjithë kanë manipuluar vota. Demokratët prisnin që të siguronin një mandat, por jo që nuk po e marrin, por po humbasin vota.

Nga rinumërimi i 534 kutive, PD ka humbur 288 vota, të cilat i janë shtuar pa të drejtë gjatë numërimit. PS ka marrë pa të drejtë 209 vota, ndërsa shifrat janë më të ulëta për partitë e tjera. Të vetmit që nuk kanë ‘vjedhur’ vota, por ua kanë vjedhur të tjerët, janë partia e Bashës dhe koalicioni Alibeaj-Shehi.

Sa i takon garës për kandidatë, po dëshmohet qartë përse Edi Rama udhëzoi të vetët që të mos ankimonin rezultatin. Disa kandidatë kërkuan të dhënat e KQZ-së, por Rama u dha ultimatum të tërhiqeshin, pasi e dinte se janë bërë dallavere nga numëruesit duke favorizuar persona të caktuar. Dhe në fakt, rezulton se disa kandidatë kanë marrë vota pa të drejtë.

Rinumërimi / Nga Ervin Hoxha, te Xhafaj dhe Gonxhja, kush janë

Kampioni i “vjedhjes” është ai i cili në fakt duhet ta luftojë këtë fenomen, Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm. Atij i janë hequr 240 vota, të marra pa të drejtë. Pas tij vjen Xhemal Qefalia me 113 vota. Më pas Fatmir Xhafaj me 112 vota dhe Blendi Gonxhe me 95 vota.

Sa i takon PD-së, Ilir Alimehmeti ka përfituar pa të drejtë 90 vota, ndërsa Jorida Tabaku 79 vota. Në listë është edhe Ilir Meta, i cili ka përfituar vota pa të drejtë.

Pra, ky proces duket se e nxori me ‘këpucë të kuqe’ PD-në. Procesi u nis për të dokumentuar maskaradën, por po na del që të gjithë kanë vjedhur vota, madje edhe mes njëri-tjetrit.

Rinumërimi / Nga Ervin Hoxha, te Xhafaj dhe Gonxhja, kush janë

Rinumërimi / Nga Ervin Hoxha, te Xhafaj dhe Gonxhja, kush janë

Rinumërimi / Nga Ervin Hoxha, te Xhafaj dhe Gonxhja, kush janë

Rinumërimi / Nga Ervin Hoxha, te Xhafaj dhe Gonxhja, kush janë

Rinumërimi / Nga Ervin Hoxha, te Xhafaj dhe Gonxhja, kush janë

Rinumërimi / Nga Ervin Hoxha, te Xhafaj dhe Gonxhja, kush janë

Publikuar nga Publik Media