Eurodeputeti gjerman : Krimi pengon rrotacionin politik në Tiranë

Parlamenti Europian zhvilloi sot një seancë për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.

Kreu i vëzhguesve të Parlamentit Europian në zgjedhjet e 11 Majit, eurodeputeti gjerman Michael Gahler bëri prezantimin e gjetjeve të këtij misioni vëzhgues në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Por në fund të diskutimeve, Gahler bëri një deklaratë të fortë ku tha se strukturat kriminale në Shqipëri nuk e duan ndryshimin e pushtetit.

Elbasani u përmend si shembulli më i qartë i lidhjes mes krimit dhe devijimit të votës.

“Diçka tjetër që nuk është e lidhur direkt me zgjedhjet, por që ne nuk mund të bëjmë një sy qorr për këtë, është sigurisht fakti që në këtë vend- dhe kjo është e rëndësishme për integrimin në Europë- ka struktura të qëndrueshme kriminale në vazhdim, që në një shkallë të madhe janë të angazhuara me pastrimin e parave, po të shohësh edhe ndërtimet që janë aty dhe gjithçka.

Ata kanë interes që të ruajnë këto struktura siç janë, në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë këtë aktivitet.

Mendoj se kjo është diçka e rëndësishme për BE-në, ne nuk mund të lejojmë këto struktura të pastrimit të parave dhe të trafikut drogës të vazhdojnë të paprekura.

Siç e thashë, ndikimi indirekt tek zgjedhjet është se ata kanë interes të mbajnë situatën siç është, që t’i lejojë të vazhdojnë. Prandaj mendoj se kjo duhet adresuar qartësisht,” tha Gahler.

Më herët gjatë fjalës së tij, Gahler përmendi rastin e Elbasanit në lidhje me këto struktura.

“Për më shumë, mendoj se ajo që kemi vëzhguar dhe dëgjuar si vëzhgues afatshkurtër nga vëzhguesit afatgjatë, sidomos në Elbasan, ata flasin për disa struktura që janë përfshirë në devijimin e votave në një drejtim, por kjo shkon përtej mandatit të vëzhguesve të zgjedhjeve. Kjo gjë ka ndikim në situatën e përgjithshme dhe duhet adresuar.” tha Gahler.

Recent Posts

  • Denoncime

Alko-Impex e Abazit ‘spastroi’ konkurrencën!

Demi miliona euro për buxhetin e shtetit Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit kemi shkelje…

10 hours ago
  • Bota

Merz i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij gjerman

Presidenti i ShBA, Donald Trump priti në Zyrën Ovale kancelarin gjerman Friedrich Merz këtë të…

10 hours ago
  • Publik News Albania

Rama shpërblen me 640 mijë euro nga Bashkia Endri Meksin

Tender për të goditur Erion Veliajn Takimi i Edi Ramës me administratën dhe punonjësit e…

11 hours ago
  • Bota

Trump pret Kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ndodhet sot në Uashington për një takim zyrtar me Presidentin…

11 hours ago
  • Sport

Pas Tiranës stadiume me kullë në Korçë, Durrës dhe Vlorë

KISH hap garën për rijetëzimin e tre stadiumeve të tjerë, skema si tek “Arena Kombëtare”…

12 hours ago
  • Statusi Publik

Shqiptarët e Kosovës po e braktisin Shqipërinë për Greqinë

VIDEO Kreu i Shoqatës së Turizmit ngre alarmin: Shqipëria po humbet turistët kosovarë Shqipëria po…

16 hours ago