Publikisht(OP-ED)

Evgjeni Bashari e ILDKPI-së, 2.5 MLN euro për të heshtur!

Një kat më shumë për heshtjen dhe  për mbrojtjen e pasurive të politikanëve

Prej më shumë se dy dekadash, qytetarët shqiptarë paguajnë miliona euro për një institucion që duhet të garantojë integritetin e zyrtarëve të lartë dhe transparencën e pasurive të tyre. Por në realitet, ILDKPI është kthyer në një bunker të heshtjes, ku kontrolli nuk ngrihet mbi ligjin, por mbi aleancat e errëta politike.

Në qendër të këtij pazari të zymtë qëndron Evgjeni Bashari, e cila drejton institucionin prej afro pesë vitesh. Në vend që të hetojë dhe ndëshkojë zyrtarët me pasuri të pajustifikuara, ajo ka ndërtuar një skemë klienteliste të shpërblimeve, heshtjes dhe emërimeve politike, duke e kthyer ILDKPI-në në një front të parë mbrojtës për pasanikët e pushtetit.

Fonde për heshtje, jo për drejtësi

Më 19 maj 2025, qeveria i akordoi ILDKPI-së 2.2 milionë euro shtesë, kinse për të ndërtuar një kat të ri mbi godinën ekzistuese. Në të vërtetë, burimet konfirmojnë se ky është një investim për të rekrutuar 40 inspektorë të rinj politikë, të gatshëm për të firmosur çfarëdo raporti që u diktohet nga lart.

Tenderi për këtë ndërhyrje është regjistruar më 30 maj dhe do të zhvillohet më 17 qershor, ndërsa pagesat për kompaninë fituese do të shpërndahen deri më 2028 – një skemë klasike tenderash me interesa afatgjatë dhe kontroll minimal publik.

Dosjet e mbyllura dhe raportet e falsifikuara

Në vend që të pastrojë institucionet nga korrupsioni, znj. Bashari ka mbyllur sytë dhe dosjet ndaj qeveritarëve më të pasur, duke mos ndërmarrë asnjë kallëzim penal për ministra, deputetë apo zyrtarë të lidhur me pushtetin. Gjatë procesit të vettingut, raportet e saj për të paktën 137 gjyqtarë e prokurorë rezultuan të manipuluara, duke ndihmuar individë të kompromentuar të kalojnë filtrin e pasurisë pa asnjë problem.

Një marrëveshje e vjetër, një mandat i ri

Evgjeni Bashari u emërua në dhjetor 2020 me 100 vota në Kuvend – një shifër që flet qartë për marrëveshjen Rama-Berisha për të mbrojtur dosjet pasurore të elitës së vjetër politike. Sot, e njëjta zonjë po synon mandatin e dytë në krye të ILDKPI-së, si shpërblim për besnikërinë e saj ndaj sistemit të heshtjes.

Në vend që të jetë një institucion ndëshkimi, ILDKPI ka degraduar në një zyrë noteriale të pastrimit të biografive të pushtetarëve, ku raportet redaktohen me porosi dhe të padëshiruarit eliminohen me selektivitet të qëllimshëm.

Në një vend ku drejtësia shpërblehet me heshtje dhe kontrolli institucional është shndërruar në dekor, shqiptarët nuk kanë më nevojë për institucione fasadë, por për një transparencë që nis nga maja e piramidës.

Evgjeni Bashari nuk është më problemi ajo është simboli i një shteti që mbron krimin e zyrtarëve me ligj, tenderë dhe vota të blera.

Recent Posts

  • Bota

Tel Aviv,Raketat e Iranit plagosin dhjetëra persona

Raketat balistike të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit, kanë lënë dhjetëra qytetarë izraelitë…

48 minutes ago
  • Publik News Albania

Telefoni i gruas së Evis Berberit karrem për Benet Becin

Mesazhet e zbuluara në telefonin e shtetases Adela Ruko, bashkëshortes së ish-kreut të ARRSH-së të…

1 hour ago
  • Bota

Izraeli është me ju, ngrihuni dhe rrëzoni regjimin e Teheranit

ryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje iranianëve që t’i kundërvihen regjimit në Teheran…

1 hour ago
  • Bota

Irani ka lëshuar 150 raketa në Tel Aviv

drejtim të qyteteve kryesore të Izraelit në valën e parë hakmarrëse të Teheranit, që erdhi…

2 hours ago
  • Bota

Piramida e udhëheqjes iraniane u shkatërrua plotësisht nga Izraeli

Piramida e udhëheqjes iraniane u shkatërrua pothuajse plotësisht pas sulmit të Izraelit. Media shtetërore iraniane…

3 hours ago
  • Bota

Izraeli nis një seri të re sulmesh mbi Iran

Duhet se Izraeli ka nisur sërish sulme të reja mbi Iran. Lajmi raportohet nga BBC,…

5 hours ago