Dhëndurët e kësaj puntate nga Meksika në Amerikë
Aktorja e humorit, imituesja e mirënjohur e Jozefina Topallit shfaqet në spotin promovues të kësaj puntate të Lufta e Nuseve.
Organizatorët bëjnë të ditur që konkurentet e saj janë dy nuse shqiptare që martohen me të huaj. E para është Eneida, vajza nga Zall Sopoti i Dibrës që u largua qysh në moshë të vogël për në Turqi ku u rrit dhe mbaroi shkollën e mesme. Babai I saj, Shpëtimi , ishte mësues muzike në fshatrat e Peshkopisë në fillim të viteve 90 por kishte nuhatjen për biznes në ADN-në e tij. Ai ndërtoi biznesin e tij në Ankara të Turqisë dhe sot është një nga kompanitë kryesore të prodhimit të makinerive teknologjike si makina fshirese rrugesh, zjarrfikëse, makina pastrami, vinca etj . Është një histori suksesi I një shqiptari në botë.
Mirëpo Eneida, ndryshe nga babai I saj zgjodhi të ikte nga biznesi mjaft I suksessëm I babait të saj dhe të shihte të ardhmen e saj në Perëndim. Pas shkollimit dhe rezultateve të larta ajo filloi punë si menaxhere në kompaninë e famshme të shitjeve online Amazone.com. Por, online ajo gjeti jo vetëm blerësit e produkteve të kompanisë së saj por edhe dashurinë e jetës, Brandonin! Ishte aplikacioni Tinder ku ata u njohën dhe shpejt u bindën që lidhja e tyre ishte destinuar për gjithmonë. Brandoni është anëtar I Air Force dhe ata tashmë jetojnë në Kaliforni dhe sapo janë bërë prindër të një vogëlushi
E dyta është Rudina, aktorja e mirënjohur e spektakleve të humorit. Ajo martohet me Aleksin, mekanikun shkodran që e njohu kur makina po e linte në rrugë. Ishte nga ato defekte kaq të mirëpritura që solli dashurinë, martesën dhe sot vogëlushen Viktoria.
E treta është elbasansja bukuroshe Tina. Që fëmijë kishte pasion të mësonte spanjishten. E joshur nga intrigat e telenovelave latine, ajo e përvetësoi shumë shpejt gjuhën. Ndërkohë që studionte në Dallas për inxhinieri kimike ajo njohu Diegon, inxhinierin nga Meksika. Diego nuk kishte trashëguar vetëm emrin nga telenovelat por edhe pasionin. E ëma e tij ia kishte lëvduar vajzat nga Evropa dhe Diego nuk e kishte harruar J. Dashuria e tyre ishte nga ato me shikim të parë… Sot Tina dhe Diego jetojnë në Meksikë.
Tre dasma intersante, tre nuse bukuroshe, tre histori dashurie krejt të ndryshme nga njëra tjetra por secila më interesante sesa tjetra.