Fan/ Turko-kinezët e bakrit derdhin në lumë mbetjet e rrezikshme

Në Shqipëri po zhvillohet një dramë mjedisore me përmasa shqetësuese, e cila po lë pasoja të rënda në shëndetin e qytetarëve dhe në ekosistemet natyrore.

Në Fushë-Arrëz, kompania koncensionare turke “Ber Alb” është duke shkarkuar mbetjet sterile të bakrit direkt në lumin Fan, pa asnjë filtrim apo trajtim.

Pamjet e xhiruara me dron nga “Report Tv”, tregojnë qartë se lumi është kthyer në një rrjedhë të ngarkuar me ngjyrë kromi, ndërsa ndotja nis pikërisht nga diga ku gjendet venddepozitimi i mbetjeve. Uji i ndotur përshkon disa fshatra të njësisë administrative Gjegjan, duke shkaktuar dëme serioze në bujqësi dhe në florën e faunën përreth.

Pas Vjosës dhe Elbasanit, masakër mjedisore edhe në Fan;

Edhe pse kjo situatë është denoncuar dhe më parë dhe kompania është gjobitur nga IKMT me 10 milionë lekë, asgjë nuk ka ndryshuar; ndotja vazhdon si më parë, pa asnjë ndërhyrje reale nga institucionet.

Në këtë panoramë shqetësuese, një tjetër vatër alarmi mjedisor vijon në Elbasan. Prej pesë ditësh, landfilli i qytetit është përfshirë nga një zjarr masiv që vijon të lëshojë tym të dendur dhe erë helmues në të gjithë zonën përreth. Edhe pse janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete për të ndërprerë djegien, vatrat nuk janë shuar dhe banorët raportojnë vështirësi në frymëmarrje dhe shqetësime shëndetësore.

Pas Vjosës dhe Elbasanit, masakër mjedisore edhe në Fan;

Ndotja në Elbasan

Mungesa e masave të para për mbrojtjen e komunitetit dhe indiferenca e shumicës së bashkive të qarkut Elbasan në mbledhjen urgjente të thirrur nga Prefekti Ilir Bejtja, është një tjetër dëshmi e mungesës së përgjegjësisë institucionale.

Këtyre dy rasteve u shtohet edhe një tjetër skandal mjedisor i ndodhur pak ditë më parë në lumin Vjosa, i cili u mbulua nga mbetje të naftës në zonën e Gorisht‑Koculit. Ky është i njëjti lum që është promovuar si “lumi i fundit i egër në Europë” dhe që është shpallur Park Kombëtar. Aktivistë vendas dhe ndërkombëtarë denoncuan se shtresa të trasha nafte kishin pushtuar shtratin e lumit, duke vrarë biodiversitetin dhe përbaltur imazhin e një prej mrekullive natyrore të vendit. Reagimi i Albpetrol-it ishte një justifikim i thatë mbi “mbetje të vjetra të trashëguara”, por nuk u mor asnjë masë ndëshkuese reale për autorët e ndotjes.

Pas Vjosës dhe Elbasanit, masakër mjedisore edhe në Fan;

Ndotja e Vjosës

Rasti i “Ber Alb” në Fan është ndoshta më skandalozi; një kompani e huaj që fiton miliona nga pasuritë minerare të Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë hedh mbetje toksike në lumenjtë tanë, me një gjobë qesharake si e vetmja pengesë. Ndotja përmban jo vetëm bakër, por edhe përqindje të vogla ari dhe metale të tjera të rënda, që rrezikojnë direkt shëndetin publik dhe e bëjnë rikuperimin ekologjik thuajse të pamundur.

Pak ditë më parë, “Pamfleti” denoncoi se prej 24 vitesh, minerali i bakrit në Shqipëri po grabitet nga mafia turko- kineze e maskuar pas kompanisë “BERALB-NESKO METAL”, dhënë me koncesion 45 vite, deri në vitin 2046.

Koncesioni i Bakrit, më 18 janar 2001 iu dha falas për 30 vite mafiozit turk Orel Kohen, nga Ilir Meta në atë kohë kryeministër, por në muajin shkurt 2004 e bllokoi Fatos Nano, si presion për të marrë kontrollin mbi të e hyri në konflikt me turqit.

Pas Vjosës dhe Elbasanit, masakër mjedisore edhe në Fan;

Në muajin nëntor 2005, koncesionin e zhbllokoi Sali Berisha që sapo kishte ardhur në pushtet, ndërsa në muajin dhjetor 2009, Ilir Meta zv/kryeministër i hoqi të gjithë taksat koncesionit të bakrit dhe vlerën 10% të dividentit që duhej t’ia jepte shtetit shqiptar, ndërsa gjatë pushtetit me PS, koncesioni u zgjat edhe 15 vite të tjerë.

Në muajin maj 2014, kompania koncesionare turke “Berlab”, përsëri në pazar me Ilir Metën që ishte Kryetar Kuvendi dhe me miratim të kryeministrit Edi Rama, i shiti 50% të aksioneve kompanisë mafioze kineze “Jiangxi Koper” për 30 mijë dollarë dhe nga “Beralb Sh.A”, u regjistrua si zotëruese me emrin “NESKO METAL”. Ashtu si Bnakers, edhe kjo kompani del me humbje dhe fut miliona në xhep. /Pamfleti

Publikuar nga Publik Media