Faturat e energjisë paguhen sot, 85 pikat e OSHEE të hapura në gjithë vendin

Faturat e energjisë elektrike dhe këstet e prapambetura të debitorëve mund të paguhen edhe sot, e diel 31 dhjetor 2017 deri në orën 14:00.

Ja njoftimi që vjen nga OSHEE:

“Pavarësisht se ditë pushimi, OSHEE do të ofrojë shërbimin e saj edhe gjatë ditës së diel, 31 dhjetor, përmes 85 pikave në të gjithë vendin, nga ora 08:00 deri në 14:00.  Datat 1 dhe 2 janar 2018 janë pushim!” thuhet në njoftim.

Publikuar nga Publik Media