Bota

Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh

Një artikull i publikuar nga gazeta italiane “Domani” ka hedhur dritë mbi një realitet alarmues në qendrën e riatdhesimit në Gjadër, Shqipëri – një strukturë e ndërtuar nga marrëveshja italiane për të strehuar emigrantët e refuzuar.

Sipas raportimit, që nga fillimi i funksionimit të saj janë regjistruar të paktën 45 episode vetëlëndimesh, protestash dhe tentativash për vetëvrasje. Një shifër tronditëse që hedh hije të rënda mbi humanizmin e kësaj politike migratore.

Emigrantët e ndaluar në këtë qendër, që sipas vlerësimeve jozyrtare janë rreth 80 persona në muaj, jetojnë në kushte të tilla izolimi që kanë humbur ndjesinë e kohës – pyetja e tyre e parë ndaj vizitorëve është gjithmonë “Çfarë dite është?” dhe “Çfarë ore është?”. Në mungesë të çdo kontakti me botën e jashtme – pa celularë, pa orë, me televizorë që nuk funksionojnë – të ndaluarit përjetojnë një shkëputje të thellë nga realiteti. Për më tepër, përdorimi i barnave psikotrope është kthyer në mjet për të qetësuar apo përgjumur gjendjen e tyre emocionale, duke shuar çdo ndjesi kontrolli mbi jetën personale.

Ajo që Domani përshkruan është një strukturë sterile, e pastër, por e ftohtë dhe çnjerëzore – një burg modern ku vuajtja nuk bërtet me zë, por tretet në heshtje. Kjo qendër, ndryshe nga burgjet italiane të cilat përballen me stërngarkesë dhe protesta të hapura, ofron një realitet të heshtur dhe të kontrolluar, ku mungesa e lirisë nuk është vetëm fizike, por edhe mendore.

Sipas prestigjozes italjane, më e rënda mbetet mungesa totale e transparencës. Të dhënat zyrtare nuk ekzistojnë, as për publikun dhe as për parlamentarët italianë që kërkojnë t’i vizitojnë këto struktura. Deputetët dhe eurodeputetët që kanë tentuar të ushtrojnë të drejtën e tyre për kontroll janë përballur me pritje të gjata, vonesa të qëllimshme dhe pengesa të qarta.

Qendra në Gjadër ndodhet rreth një orë larg nga Tirana, në një zonë të izoluar mes malesh dhe lumit Drin, një vend i menduar enkas për të qëndruar jashtë syve të medias dhe opinionit publik. Sot, kjo strukturë po simbolizon gjithnjë e më shumë jo zgjidhjen e krizës migratore, por dështimin moral të saj.

Ky raportim tronditës ngre alarmin jo vetëm për Shqipërinë si vend mikpritës i kësaj qendre, por mbi të gjitha për Italinë dhe Bashkimin Evropian, që përmes marrëveshjeve të tilla po e zhvendosin barrën e humanizmit në periferi, ndërsa në thelb po krijojnë hapësira ku dinjiteti njerëzor asgjësohet në heshtje./ Domani

Recent Posts

  • Publik News Albania

Plani i ri urbanistik i Tavos, varros Himarën në beton

Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…

1 hour ago
  • Denoncime

Shpëton Salillari i Ramës, fut në burg zyrtarët e ARRSH

Naim Noka Gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK…

2 hours ago
  • Denoncime

Drenova sigurohet pa garë tek Tani i Kakomesë për UKT

Paratë e institucioneve për siguracione ndërtesash dhe makinash jepen në tendera pa garë dhe me…

3 hours ago
  • Politike

Beleri : Shqipëria në krizë të sundimit të ligjit, drejtësia privilegj

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Stabilizim-Asociimit, eurodeputeti Fredi Beleri ngriti shqetësimin…

3 hours ago
  • Publik News Albania

SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për tenderin e Unazës

duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për një abuzim me…

3 hours ago
  • Flash News

Durrës/ Arrestohet sepse ushtroi dhunë fizike ndaj babait

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Blutë arrestuan…

3 hours ago