Fier / Mbyllet numërimi, Zegjineja e Ballukut ruan mandatin

Drejtorët  Belës shkaktojnë “termet”

Është mbyllur përfundimisht numërimi i votave për Qarkun e Fierit, ku sot kanë përfunduar edhe numërimi për votat preferenciale të diasporës.

Mandatet u ndanë 12 me 4 në favor të PS-së, ku demokratët nuk arritën të fusnin as listën e mbyllur të plotë në Kuvend. Ndërkohë, socialistët arritën të futin 7 mandate nga lista e hapur.

Më i votuari në Qarkun e Fierit rezulton Ceno Klosi ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, së fundmi zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, me 19 290 vota në total. Ai ka arritur të marrë 16 638 vota preferenciale brenda vendit dhe 2 652 vota nga diaspora.

I dyti më i votuar rezulton Klevis Jahaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, me 15 680 vota preferenciale në total. Ai ka arritur të marrë 12 696 vota preferenciale brenda vendit dhe 2 984 vota nga diaspora.

Në listë ishte edhe Elton Korreshi, ish-drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lushnjë, aktualisht edhe nënkryetar i kësaj bashkie, i cili po ashtu nga shtatori do jetë në Kuvend, pasi ka arritur të marrë 7 243 vota preferenciale në total.

Mandatin ka arritur ta ruajë edhe personazhi që u bë viral në rrjet, Zegjine Çaushi, e cila ka marrë 4 674 vota në total, ku kanë vetëm 64 vota më shumë se kandidatja Maldrita Bardho që e kanë futur në Kuvend, pasi kjo e fundit ka marrë vetëm 4610 vota preferenciale.

Zegjine Çaushi, edhe pse 26 vjeçe, është bërë e njohuar pasi është promovuar nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut, Gazment Bardhin.

Ndërkohë, deputeti i PDIU-së, Nustret Avdulla, i cili kandidoi në siglën e PS-së është më pak i votuari në listë me 1997 vota prefernciale

Kandidatët e tjerë që fituan mandat në Fier nga lista e hapur e PS-së janë Asforal Haxhiu, Antoneta Dhima dhe Ramion Kurti. Nga listat e mbyllura hyjnë ministrja Belinda Balluku, ministri Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjon Mile dhe Ana Nano.

Lista me votat preferenciale të kandidatëve që marrin mandatin.

  • Ceno Klosi – 19 290 vota
  • Klevis Jahaj – 15 680 vota
  • Asforal Haxhiu – 13401 vota
  • Antoneta Dhima – 8731 vota
  • Elton Korreshi – 7 243 vota
  • Ramion Kurti – 4 793 vota
  • Zegjine Çaushi – 4 674 vota

Publikuar nga Publik Media