Firmoset marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë nga BE

Sot u firmos marrëveshja për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.

Ky projekt do të shërbejë si një rrugë kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit si një nyje lidhëse në rajon.

Marrëveshja u firmos sot nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe përfaqësuesi i BE-së, para konferencës për median të kryeministrit Edi Rama dhe shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Kallas tha se ky projekt do të financohet edhe nga Banka Europiane.

“Banka Europiane do të financojë me 90 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.Rindërtimi i hekurudhës që lidh Portin e Durrësit me Rrogozhinën do të hapë vende pune”,-tha Kallas.

Publikuar nga Publik Media