Flasin Daniel dhe Fotini: Nuk kemi para për dasmë, çmimi i Bigut…

Vetëm pak ditë më parë u publikua lajmi, se çifti fitues i Big Brother Daniel dhe Fotini nuk do të bëjnë dasmë në nëntor ashtu siç kishin paralajmëruar.

Kjo shtyrje e dasmës u interpretua si një krisje mes çiftit, por ata kanë reaguar përmes profilit në Instagram duke shkruar:

 “Nisur nga postimet në rrjetet sociale duam t’ju bëjmë me dije.. Për kënaqësinë tonë, për kënaqësinë e familjarëve tanë që nuk munden të ishin pjesë si dhe me kënaqësinë e pjesëmarrjes tuaj, ne vendosëm të organizonim dasmën tonë të madhe në muajin nëntor. 

Pavarësisht impenjimit tonë gjatë këtyre tre muajve për planifikimin dhe organizimin e një eventi siç e kemi ëndërruar, ndjejmë detyrimin t’ju njoftojmë sot se e kemi të pamundur.

Sikundër që ne akoma nuk kemi përfituar vlerën e çmimit të madh të Big Brother dhe shpenzimet për një organizim të tillë i tejkalojnë mundësitë tona aktuale, me shumë keqardhje, dasmën nuk mund ta zhvillojmë në datën që kishim përcaktuar.

Megjithatë kjo nuk na pengon ta ëndërrojmë serish. Ne jemi këtu, dashuria është mes nesh, e kjo mjafton për të rritur familjen tone të re. Mbase lajme të mira do të vijnë me ardhjen e luleve të pranverës…,”-thuhet në postimin e tyre në rrjete sociale.

Publikuar nga Publik Media