Flet komisioneri i PS: Me shau nga nëna! Unë jam ‘Toni i Myfitit’ ai ‘Luani i Minesë’

Komisioneri i PS i një qendre votimi të Pogradecit, Enton Gega, tregoi  me detaje nga përplasja fizike që ai pati sot në qendrën e votimit me Luan Tollozhinën, pasi ky i fundit e akuzoi se Gega i kishte ngacmuar të bijën.

Sipas dëshmisë së Enton Gegës, komisioner i PS, konflikti nisi kur një person i identifikuar si Luan Tollozhina e akuzoi se kishte ngacmuar vajzën e tij.

Tollozhina i cili më pas e goditi Gegën në vesh dhe e shau, dyshohet se u revoltua gjatë një momenti kur po votohej një person me aftësi ndryshe.

Entoni sqaron se ka ndjekur rregullat e trajnimit për të lejuar këta persona të votojnë dhe se konflikti nisi pa shkak të justifikuar. Ai deklaron se këtë sjellje agresive i njëjti person e përsërit në çdo proces zgjedhor. Ngjarja u raportua në polici nga vetë Enton Gega.

Enton Gega: Ishte një çupkë, në fillim i lamë të votonin se në trajnim kështu na thanë që do t’i linim të votojnë me ndihmsa, se janë qorra. I thashë unë gjynah…kur më vjen ai e më thotë pse me ngacmove çupën, më shavi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë. Si surrat e njeh. Dolëm këtu jashtë , më shau më ofendoi nga nëna, mua më thonë Toni Myfitit, atij i thonë Luanin Minesë, atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai.

Publikuar nga Publik Media