Forumi i Kryeprokurorëve në Tiranë

Dumani: Lufta kundër krimit na bashkon, Eurojust nyje strategjike për drejtësinë

Altin Dumani, drejtues i SPAK, në fjalën e tij gjatë Forumit të Kryeprokurorëve të mbajtur në Tiranë, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar është një betejë që nuk njeh kufij gjeografikë, por kërkon bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar.

“Nuk na bashkon gjeografia, por lufta kundër krimit,” deklaroi Dumani, duke nënvizuar se grupet dhe organizatat kriminale janë të ndërlidhura dhe për shpërbërjen e tyre kërkohet punë e koordinuar në nivel rajonal. “Duhet më shumë hetime të përbashkëta, besim, vizion dhe ndarje informacionesh.”P

Dumani vuri në dukje se bashkëpunimi me Eurojust përbën një nyje strategjike, që ka mundësuar trajtimin e rasteve të ndërlikuara përmes punës së përbashkët. Ai shtoi se SPAK po përballet me një fluks të lartë çështjesh dhe se vetëm në periudhën janar-maj janë zhvilluar 10 mbledhje dhe janë krijuar 23 skuadra hetimore me vendet e BE-së dhe rajonit, si dhe 1 skuadër me Amerikën Latine.

“Skuadrat e përbashkëta, hetimet financiare dhe rekuperimi i aseteve, si dhe ndarja e informacionit në kohë reale, janë elementë kyç në suksesin tonë,” përfundoi Dumani.

Publikuar nga Publik Media