Foto/ Detaje nga vrasja e 57-vjeçarit Pjetër Kaza në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Tale në Lezhë, ku një shtetas është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në këtë zonë.

Ai është qëlluar për vdekje në momentin që po kthehej në banesë me automjetin e tij.

Vrasja ka ndodhur para shtëpisë së 57-vjeçarit.

Viktima Pjetër Kaza

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon nën drejtimin e Prokurorit për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm të krimit.

Publikuar nga Publik Media