Kandidati Saimir Koreshi tregon me foto dhomën e fshehtë në qendren e votimit të Zham Fshat e sajuar me kartona.
KQZ hesht për rikthimin e mesjetës zgjedhore
Në fshatin Zham të Lushnjës, votimi nuk ndodh më si në një shtet demokratik të shekullit XXI, por si në një kështjellë të errët të Mesjetës. Aty është ngritur një “dhomë e fshehtë”, një konstrukcion absurd dhe qesharak që, në vend që të garantojë fshehtësinë e votës, e dhunon atë. Vendosur në mënyrë të tillë që votuesi të jetë i ekspozuar, e madje edhe i filmuar, kjo dhomë nuk është tjetër veçse një mjet presioni dhe kontrolli elektoral.
Në një vend ku historia e manipulimeve zgjedhore është më e gjatë se vetë legjislaturat, kjo skenë groteske në Zham është vetëm dëshmi e radhës se si sistemi zgjedhor përdoret për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve dhe jo për ta mbrojtur atë.